Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

artikuj
 

MOSKĖ, EKSPOZOHEN VEPRA TĖ ĒMUARA TĖ BOTĖS ISLAME


E premte 1 Mars 2013 19:28

Në Moskë, në Muzeun e Arteve Pushkin, me kontributin e Ministrisë së Kulturës së Rusisë është hapur një ekspozitë me më tepër se 100 vepra të Fondacionit MERCANI Mbështetës për Programet Shkencore dhe Kulturore.

Për këtë ekspozitë që në Moskë realizohet për herë të parë, janë zgjedhur 99 veprat më të shquara në botë me 99 emra të Allahut.

Ekspozita përbëhet nga tre faza ku përshkruhen lindja e Islamit, dyndjet mongole, periudha e Xhengiz Kanit dhe ajo pas mongolëve.

Në pjesën e parë zënë vend vepra të sjella nga rajonet kyçe të botës islame si Afrika Veriore, Iraku, Irani, Azia Qendrore dhe Anadolli. Në pjesën e dytë të ekspozitës zënë vend vepra të artit islam nga Kina e deri tek stepat e Evropës Lindore. Kurse në kategorinë e tretë janë veprat e atelieve të sarajeve të Memlukëve, Dinastisë Osmane, Perandorisë së Timurit, Safevitë dhe Dinastisë së Kaçarit.

Ndër veprat që nuk kanë shembull në botë zë vend edhe faqja e Kuran-i Kerimit nga periudha e Abbasive e shekullit të 9-të si dhe shkrimet e dekoreve dhe kaligrafisë së Mesapotamisë, enë të Mesjetës, një enë siriane e zbukuruar me gjethe të arta nga shekulli i 10-të dhe shumë e shumë vepra të tjera të çmuara.

/trt/



MOSKĖ, EKSPOZOHEN VEPRA TĖ ĒMUARA TĖ BOTĖS ISLAME

Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 9 = ?