Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shqipėri

artikuj
 

Moti i ftohtė, rriten ēmimet e fruta perimeve nė tregje


E marte 21 Shkurt 2012 12:50

 

TIRANE- Moti i ftohtë që përfshiu vendin, përveç bllokimit të rrugëve, ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të fruta perimeve.

Burime nga Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit bëjnë të ditur se dëbora e dëndur që ka rënë gjatë ditëve të fundit, ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve, duke sjelle vonesa dhe rënie të furnizimit të tregut me prodhime bujqësore vendase.

Temperatura e ulta gjatë këtij sezoni, shpjegojnë ekspertët e bujqësisë, ka ndikuar dhe në prodhimin e vonuar të serave, të cilat mund të vijnë me 7-10 ditë vonesë krahasuar me sezonin normal.

Në këto kushte, tregjet kryesore të vendit, bën të ditur Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, po furnizohen kryesisht me mall që vjen nga importi, ku çmimet e perimeve shiten 20-30 lekë më shtrenjtë se prodhimet e vendit.

Sipas Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, kjo situatë pritet që të vazhdojë të paktën edhe për disa javë, deri në daljen e prodhimit vendas në treg.

Ministria e Bujqësisë, me strukturat e saj të vartësisë në rajone, është pjesë e shtabeve të emergjencës, të ngritura në të 4 anët e vendit, po monitoron në mënyrë të vazhdueshme situatën e krijuar duke përcjellë edhe rekomandimet e nevojshme teknike për fermerët.

(el.me/BalakanWeb)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve