Shkruan: Rijad Imeri
Miliona njerëz me miliona vite jetojnë pa një qellim dhe synim të caktuar, gdhihen me lindjen e diellit dhe ngrysen me perëndimin e tij, jeta ideale e tyre eksiton në iluzione kurse në realitet jetojnë si një gjeth në mëshirën e erës, nëse era e dërgon në një vend të gjelbëruar atëherë meriton të falënderohet, e nëse ajo e dërgon në ndonjë humnerë prapë meriton falënderim që nuk i kërkoj të holla...
Thotë dr. Selman El-Audeh:" 95% e njerëzve në bot jetojnë pa ndonjë synim të caktuar, kurse 5% prej njerëzve të cilët kanë synime, 95% e tyre i realizojnë synimet e tyre"
Shumica e besimtarëve kur e shohim amoralitetin në shoqëri e injorojnë atë me zemrat e tyre, por kjo gjë nuk ndryshon nga realiteti asgjë përderisa nuk fillojmë ti thërrasim njerëzit në të mirë dhe ti ndalojmë nga e keqja, e nëse mbesim në këtë pik atëherë imani(besimi) jon është në nivel tepër te ultë siç na ka paralajmëruar i dërguari i Allahut, dhe ajo çka është ma e rrezikshme se kjo kategori e njerëzve pasi i ekspozohen vazhdimisht të keqes shumë lehtë mund të inkuadrohen në të...
Shumë dijetar kanë thënë se besimi pa veprim është sikur pema pa frute...
Kjo i ngjan trupit pa gjak, natës pa yje, dhe shkretëtirës pa jetë në të...
Transmetohet se Hasani r.a ka thënë: "Besimi nuk është me zbukurim dhe iluzione, por është ajo çka bart zemra dhe e vërteton puna". (Ibn ebi Shejbe nr. 30351)
Pse mos të jete ky Muaj, muaj i ndryshimit, muaj i ngritjes dhe avancimit, muaj i udhëzimit, muaj i planifikimit dhe realizimit...
Kur ky Muaj e ka ndryshu rrjedhjen e Historisë njerëzore, pse mos të jet pikërisht ky muaj i cili e ndryshon shoqërinë tonë?
Thotë Allahu në Librin e Tij: "Muaji i Ramadanit që në të (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)." (El-Bekareh 185)
Në këtë Muaj filluan të zbresin fjalët e Allahut, Krijuesit të universit, në këtë muaj filloi drita hyjnore që ti ndriçoj zemrat besimtare, në këtë muaj filloi avancimi i shoqërisë njerëzore dhe udhëzimi i saj duke e largu atë nga adhurimi i gurëve në adhurimi e të Madhërishmit, Allahut.
Ashtu si i tha Rabia ibn Amir, Rustumit, udhëheqësit të Persisë: "Kemi ardh që t'ju nxjerrim prej adhurimit të njerëzve në adhurimin e Krijuesit të njerëzve, dhe prej ngushticës së kësaj bote në hapësirën dhe gjerësinë e Ahiretit, dhe prej tiranisë së feve në drejtësinë e Islamit".
Ky është mesazhi i Islamit, ky është mesazhi i Kuranit, ky është mesazhi i Xhihadit...
Xhihadi nuk është luftë edhe pse lufta është një pjesë e vogël e xhihadit, por xhihadi është që ta lartësosh fjalën e Allahut dhe udhëzimin e tij, që çdo zemër njeriu ta dëgjoj atë, e pastaj kush të dojë le të besoj e kush të dojë le të mohoj, kurse luftohet atëherë kur njerëzit mundohen ta stopojnë këtë udhëzim dhe i kundërvihen atij, sepse dëshirojnë që shoqëria të jen robër të tyre e jo robër të Allahut..
Thotë Allahu i Lavdëruar: "E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. ". (El-Kehf 29)
Dhe ajeti tjetër: "Në fe nuk ka dhunë. është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm." (El-Bekareh 256)
Prandaj o vëlla mos rri i strukur, mos lejo që besimi yt të vyshket e të myket në zemrën tënde, mos lejo që adhuruesit e idhujve dhe të shejtanit ta kaplojnë shoqërinë tonë, mos lejo që shoqëria jon të fundoset në amoralitet, sepse herë do kur ajo do të kaploj edhe ty dhe familjen tënde sikur tufani që e kaploj birin dhe gruan e Nuhut a.s...
Mos e humb shpërblimin tënd kur ke mundësi ta fitosh atë, sepse thotë i dërguari i Allahut : " Që ta udhëzoj Allahu një njeri për shkak tendin,është me e mirë për ty se sa çdo e mirë e kësaj bote). (Transmeton Buhariu Muslimi dhe të tjerët)
Të heshtësh atëherë kur duhet të flasësh është mendjelehtësi, kurse të pushosh atëherë kur duhet të veprosh është budallaki...
Thotë Malik b. En-nebij: "Nëse njeriu lëviz do të lëviz me të shoqëria dhe historia, por nëse ai pushon atëherë do të pushoj me të shoqëria dhe historia".
Ty të mbetet në dore a do ta ndryshosh veten tënde, familjen tënde dhe shoqërinë tënde, je i rëndësishëm nëse punon, je i pavlerë nëse rri duarkryq...
A ke par ndonjëherë ndonjë ngordhësirë në rrugë?! A ke par në atë ngordhësirë krimba dhe miza?! A ke menduar ndonjëherë se cili është roli i tyre?! Pas disa dite a e ke par më atë ngordhësirë në vendin e saj?!Pse u zhduk dhe si u zhduk?! Eja ta kuptojmë këtë urtësi!!!
Për shkak të ndodhjes së një defekti në këtë bot Allahu dërgoi krimba dhe miza në atë ngordhësirë që të zhduket dhe të riparohet ky defekt!!! Mizat dhe krimbat e kryen misionin e tyre, por ti a e ke kry misionin tënd?
A e ke riparu defektin që ndodhet në familjen dhe shoqërinë tënde? apo mendon se je me më pak vlerë se sa ky krimb dhe kjo mizë!!!!
Pasha Allahun mbi supet tona është kjo shoqëri, nëse ne nuk e udhëzojmë, atëherë shejtani do ta udhëzoj drejt humnerës, nëse ne neglizhojmë , para Allahut këtë përgjegjësi do ta mbajmë dhe kam frik se mu për këtë shkak zjarrin do ta shijojmë...
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull