Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Muaji Ramazan (II) Tranzicion apo tradicion

Zoti caktoi qė ky muaj tė jetė muaji ku njeriu i rritur, i pjekur, i vetėdijshėm e i bindur tė arrijė shkallė devotshmėrie.

E hėne 16 Gusht 2010 14:14

“O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” – Kur’an, 2:183

“Nëse dikush nga ju është agjërueshëm, të mos flasë pahijshëm dhe të mos e ngrejë zërin (a të ankohet). Nëse atë e ofendon dikush apo e lufton, ai të thotë: Unë jam agjërueshëm” – Hadith : Buhariu

Shkruan: Avni Tafili

“Muaj Ramazan” nuk është në çdo muaj, por vetëm një muaj në 12 muajt e vitit, e ai është muaji i 9-të hixhret. Sa i duhet edhe njeriut të zhvillohet në embrion! Më së shumti ka 30 ditë. Ditë të numëruara, e secila ditë ka mesazhin e vet. Ky mesazh është i ndarë pjesë-pjesë. E secila pjesë e këtij mesazhi kryen funksionin e vet në qenien e agjëruesit. Maksima e mesazhit të muajit të ramazanit është: përmirësimi. Kurse pjesët e zbërthyera të kësaj maksime janë: vetëdija, sinqeriteti, vendosmëria dhe përkushtimi; të gjitha këto janë të lidhura fortë mes vete. Njëra pa tjetrën, nuk plotësohet mesazhi kryesor, nuk arrihet përmirësimi, pra devotshmëria.

Nëse agjëruesi muajin ramazan e koncepton si fazë transitore, atëherë në vullnetin e tij është që të vendos nëse kjo fazë transitore do të jetë afatshkurtre apo afatgjate. Vallë, për çfarë afati do të përcaktohet! Ç’i premton afati i jetës së tij: po zgjodhi që me këtë muaj të arrijë të gjitha mesazhet e këtij muaji, atëherë e përfundon këtë fazë, e kalon në një shkallë më të lartë. Por, nëse përcaktohet që, të pres edhe 11 muaj tjerë, për të vazhduar fazën transitore, ne i themi këtij njeriu: ç’të siguroi ty që do të jetosh deri në muajin e ardhshëm të ramazanit?! Gjithsesi, llaf goje është!

Përcaktohu, para se të përcaktohesh nga vullneti absolut: ose i vetëdijshëm e i kthjellët, ose i hutuar nën tymin e shpresave të kota. E, kur të veproj vullneti absolut, ti nuk do të kesh më kohë jo më të ushtrosh vullnetin tënd, po as qerpikun e syrit të lëvizësh. Mbase vdekja vjen befas! Jo, nuk po të tmerroj, vdekja është thjesht një proces i daljes nga një bote në tjetrën, por në botën tjetër, gjithçka që bëre, bëre, e gjithçka që s’bëre, s’ke për ta bërë më. Aty flet vepra, e jo uni yt.

Ta përkujtoj se kush je: Je njeri harrestar, di të sillesh me papërgjegjësi, di të qëndrosh në huti, di t’i shtysh afatet, di të nxisësh aftësinë për të shpresuar kotë, por edhe të të përkujtoj se ti di edhe të mos jesh falënderues dhe mirënjohës. Kur Zoti që të krijoi zgjodhi këtë muaj për agjërim, e Ai nuk ka nevojë për këtë agjërim tëndin, e ti sillesh sikur asgjë s’po ndodh!

Ti nuk ulesh në sofër i uritur e të mos hash. Por, çudi, ti agjëron tërë ditën, e mundon stomakun dhe trupin tënd, por në fund të ditës, në iftar, mendja e shpirti mbesin ende të uritur e të etur. Ende nuk e ke kuptuar se mendja e shpirti duan ushqim e pije, siç do trupi yt? Ti veçse di të ecësh, ti di edhe të mendosh e të ndjesh. Këmbët ecin kur hanë ushqim të shëndetshëm, por mendja e shpirti si do të mendojnë e të ndjejnë, kur ti ndoshta as minimumin e ushqimit nuk ua jep! A pse mendja e shpirti nuk kanë vullnet të veprojnë kundër teje, ti po vepron kundër tyre? Njeriu sa i padrejtë mund të bëhet! Jo, mendja e shpirti një ditë do të hakmerren. Dije se, kur të kundërshtohesh prej tyre, do të ndihsh dhembje pa gjurmë që shihet, e nuk ka dhembje më të rëndë se kjo!

Njeriu harrestar, i papërgjegjshëm, i hutuar, shtyrës afatesh, shpresues më kotë, nuk ka sesi të zhvillohet, as në aspektin fizik e as në atë shpirtëror. Mbet po ai njeri, nuk ndryshon gjë. Për keq, po, por për mirë, jo. Eh, çka të bëka kryet, nuk ta bëka bota – thënë popullorçe, e ec e merru me veten, sa e vështirë qenka.

E, për atë agjërues që koncept të vetëm për këtë muaj ka: agjërojnë prindërit, familja, shoqëria. Në këtë muaj hamë iftar, syfyr, falim teravi – vetëm ditët e para; e dikur as syfyret, e dikur dikur, edhe iftaret nëpër kafehane. Eh këta agjërues, agjërues tradicional, të buronte tradita e agjërimit prej frymës së Kur’anit dhe të Muhammedit a.s., do të ishte legjitime, por traditë krahinash! Sikur të ishte muaji i ramazanit, muaji i zgjedhur prej qejfeve të njerëzve. Jo, për dietë mbaj ndonjë ditë tjetër, e jo në Muajin Ramazan, ky muaj është për Njerëzit që duan Devotshmërinë, duan Zotin e tyre, duan vetveten e tyre që të mos u shpëtoj prej duarve të tyre!

Jo, jo! Ose agjëro me vetëdije, sinqeritet, vendosmëri e përkushtim, ose (mos) agjëro, por dije se, do të dalësh prej këtij muaj të agjërimit ashtu siç ke hyr. Pa sjell asnjë përmirësim në vetveten tënde. Jo, po vetë vetvetja jote do ta dëshmojë këtë. Atë që do të ndjesh është: era e bakllavës në ditën e parë të muajit shevval, muaj i katërt i vitit hixhret. Po, edhe nuk ke nevojë për argumente po qeve agjërues tradicional i këtillë, por ke nevojë më tepër të përdorësh dhuntinë e Zotit që ty t’u dhurua: logjikën.

Zoti caktoi që ky muaj të jetë muaji ku njeriu i rritur, i pjekur, i vetëdijshëm e i bindur të arrijë shkallë devotshmërie.

Pra, ti o agjërues, Allahu të mëshiroftë e të udhëzoftë, përcaktohu, a me Zotin tënd, Allahun, apo me vetveten tënde të pavendosur!

O Allah, na bëj prej atyre që vetëm Ty të binden dhe pranojnë dhuntitë e Tua duke qenë të bindur plotësisht se ato janë për të mirën tonë.

Ve-l-hamdu lilahi, ve salAllahu alejhi ve selem. /zgjim.org/ (Vazhdon)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i artikujve