Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Muaji Ramazan (III) Shans i Fundit!

Ti nuk mund ta pėrjetosh kėtė muaj si muaj i pėrmirėsimit, derisa tė mos e pėrjetosh si shans tė fundit.

E enjte 19 Gusht 2010 10:00

Dije pra, se Zoti është Ai që ti pa Të je asgjë. Ai të dha këtë shans. Muaj që ta luftosh egon, ta luftosh epshin, ta luftosh hamendjen, t’i luftosh anët e errëta të vetvetes sate!

Shkruan: Avni Tafili

Largohuni, më hapni rrugën, dua të jem unë, ju lutem, më lejoni! – kështu do të klithte një njeri sikur për çdo sekondë të agjërimit t’i jepeshin 1 gr. flori! Jo, nuk do të pyeste, kërkon flori, pasuri, kërkon një shtëpi luksoze, të ketë edhe pishinë, po, të ketë edhe një garazh të madhe, s’i dihet, i duhet të ardhmen, sot ka një veturë, por të ardhmen, ku do t’i parkoj veturat tjera! Jo, nuk do veçse të ketë jetë të qetë, të sigurt, edhe pakëz komode!

Jo! Të siguroj se në këtë jetë, që quhet dunja nuk ka as qetësi kurrë, e as siguri kurrë, e as komoditet kurrë! Kjo jetë është e telasheve dhe sprovave! Dunja do të thotë: e ulët, po edhe që të bën të mashtrohesh pas saj.

Të jesh i sigurt, se kjo dunja në këtë muaj të çliron, që ti të çlirohesh prej saj në muaj tjerë!

Nuk ka shans të dytë! Por ti kërko! Po dije o njeri që kaq shumë ëndërron për këtë qetësi, siguri e komoditet, sikur ty të jepeshin edhe çelësat e furnizimit të të gjithë njerëzimit, po dhe të qiejve, ti, po ti, do t’i mbyllje nga frika se do të harxhoheshin! Ky je ti, të njoh, këtë e tha Zoti ynë që neve na krijoi!

Andaj po deshe, merr e mos lut, me ç’ka në të, në tokë e mbi tokë, se të betohem në një Zot, që quhet ALLAH, nuk do t’i gëzosh! Ti je i uritur, jo ti ke nevojë të kurohesh! Lirojani rrugën, ky njeri do ari, do të grumbullojë pasuri, do të zaptojë tokën. Mjerë për ty, o njeri, sikur të jetoje 1000 vjet, do të mbusheshe mend, vallë? Po edhe sikur të të jepej e tërë bota, me ç’ka në të, po edhe nën të, çfarë pastaj? Ti je një trup, i sigurt s’je më i gjatë se kulmet e shtëpive, e as s’je më i gjerë se gungë arrash!

Ku do të shkosh! Ku do të përfundosh! Çfarë kërkon ti! Pse je dalldisur!

Një bark ke! Një trup ke! Një gojë ke! Mos vallë, ke më shumë se një jetë në këtë tokë, që ty të ka marrë përpara!

Ndal! Ti je krijesë, si gjithë krijesat tjera, ke një përfundim, e ajo është vdekja! Ti bëre apo s’bëre, ishe i varfër apo i pasur, kishe pushtet apo s’kishe pushtet, ishe i njohur apo i panjohur, një fund të gjithë kanë: ndarja nga kjo jetë, vdekja! Mendo pak! Ç’të duhet ore njeri sikur gjithçka të të jepej, e kur të agonte dita e re, ti të kishe përfunduar në baltë, në tokë! Njerëzit përreth teje, që kurrë nuk të qortuan, le të çajnë, madje le të bëjnë çmos, nuk të kthen gjë më, ti shkove, ndërsa mbrapa vetes le një pasuri, një ëndërr të madhe, që kurrë nuk e realizove! Po vallë, ç’ëndrra pate, sa do të vlejnë më ato! Ah sikur edhe një shans të më jepej! Jo s’ka më.

Ty shansi të erdhi! Muaji Ramazan. Tani, jemi në prag, mbledh mendjen e veten, mbledh forcë e moral, e ndalo pak frymëmarrjen, fute nën kontroll, edhe logjiko për pak sekonda, e kujto këtë gjë: gjithçka mbi tokë, është prej toke, dhe në tokë do të kthehet. Zgjedh: ose ndrysho e përmirësohu në këtë muaj të ramazanit, dhe ngrihu mbi tokë, ose mos ndrysho e mos u përmirëso, edhe zhytu nën tokë!

Ty të nxit ari! Të nxit pasuria! E ç’është ari! Hiç më shumë se xehe! E ç’është malli? Hiç më shumë se baltë. Nesër ashtu do të bëhet! Po çfarë pas arit e mallit, asgjë fare! Shko bëj një test: merre 1 ton ari, e grumbulloi pasuri një njeriu të sapovdekur, të shohim se a do t’i buzëqesh fytyra! Jo! Atij s’i duhet gjë. Edhe ai tanimë është tokë, si ari. Atëherë, merr ari tjetër. Flori që ti nuk do të kesh më frikë nga vdekja. Ty do të të shoqëroj kudo që të jesh, e lëre erën e pishinave e të brendisë së veturave, e zgjedh erën që do të jetë me ty përgjithmonë!

Shansi të ka ardhur. Është muaji Ramazan! Çdo sekondë agjërueshëm, aq më shumë i afrohesh Zotit. Një sekondë agjërueshëm, aq më shumë i afrohesh Lumturisë së Përjetshme. Era e agjëruesit është erë misku tek Zoti! Te Zoti yt! Po ti e di se ç’do të thotë Zot? Ke dëgjuar, ke ndier, ke menduar? Jo, po në mendje nuk të ka mbetur. Të është kujtuar vetëm kur je mbështetë për mure. I je lutur, e të ka ndihmuar. Sa shpejtë e paske harruar!

Dije pra, se Zoti është Ai që ti pa Të je asgjë. Ai të dha këtë shans. Muaj që ta luftosh egon, ta luftosh epshin, ta luftosh hamendjen, t’i luftosh anët e errëta të vetvetes sate!

Agjëro, agjëro, dhe shfrytëzoje çdo sekondë! Të betohem në Zot, që ty e çdo krijese ka nevojë për Të, ti atë sekondë ta korrësh me miliarda-fish! Jo, korrja e panumërt. Agjërimi ty të zgjon, të kthjell, të pastron, të forcon. Të jep epitetin rob i Allahut! E robërit e Allahut, janë fitimtarët! Janë nën përkujdesjen e të Gjithëpushtetshmit, e gjithçka përveç Zotit, është asgjë. Dije sot, se nesër nuk do të të bëj dobi më.

Ky është muaji i fundit, nuk ka më muaj tjetër të ramazanit. Po, se ti mund të sëmuresh, mund të bësh aksident në rrugë derisa dëgjon muzikë, mund të devijosh fare e të dal islami e imani nga zemra, po ti mund edhe të vdesësh! Këtë muaj që po fillon, filloje me bindje e vullnet të plotë, duke u mbështetur sinqerisht tek Allahu i Gjithëfuqishëm, edhe shfrytëzoje në maksimum.

Jo po ti agjëron në gjumë! Po, agjëron para TV-së! Jo, agjëron por zihesh me njerëz. Agjëron, e çrregulltish shkakton. E çfarë po bën: këndej ndreq, e andaj prish. Nuk mbushet thesi i shkoqtë! Agjërim do të thotë: të ushtrohesh të mendosh drejtë, të ushtrohesh të kontrollosh epshin, të ushtrohesh të zotërosh vetveten, të ushtrohesh të rrish i uritur e i etur. Të ushtrohesh të jesh durimtar! Me durim, arrin të mendosh qetë, të veprosh drejtë, edhe të arrish devotshmërinë.

Ti nuk mund ta përjetosh këtë muaj si muaj i përmirësimit, derisa të mos e përjetosh si shans të fundit. Sepse ty mund të të mashtrojnë se si njerëzit përreth teje jetojnë normal, ata nuk po vdesin, ata nuk po vuajnë, ata nuk duken mjeranë etj., etj., e pse ti pikërisht të jesh ndryshe, të përmirësohesh. Po, por ti sikur një turmë njerëzish të hidheshin në një humnerë, vallë do të hidheshe ti! Jo, po ty jeta e tyre të duket parajsë, e dëshiron të jesh bashkë me ta e si ata.

Jo për atë që Zot ka Allahun! Ti mos ji si ata. Secili njeri është peng i veprës së vet. Mos shiko se ç’bëjnë të tjerët. Ty të erdhi shansi, muaji i agjërimit, muaji i përmirësimit; MUAJI I KTHESËS NË RRUGËN E XHENNETIT! Po s’e shfrytëzove, edhe kur e keqja prangoset, ti je i pashpresë. Nuk do të meritoje më të jesh ndryshe, të përmirësohesh, pasi ti po i dorëzohesh jo Zotit, po njerëzve.

O Allah! Na ruaj nga gjendja, gjendje e njeriut të papërmirësueshëm!

O Allah! Bëj që Ummeti Islam me këtë muaj të ramazanit të zgjohet, e muaji pas tij, t’i gjejë të ndërgjegjësuar dhe të bindur dhe të nënshtruar plotësisht ndaj Teje! Dhe, të bëhen prej atyre që kërkojnë faljen Tënde dhe xhennetet Tua!

“Shpejtoni në atë që fitoni falje prej Zotit tuaj dhe xhennetin që gjerësia e tij është si gjerësia e qiellit e tokës, i përgatitur për ata që i besuan All-llahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është dhunti e All-llahut që ia jep kujt të dojë, e All-llahu është dhurues i madh.” – Kur’an, 57:21

Ve-l-hamdu lilahi ve salAllahu alejhi ve selem./zgjim.org/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 1 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i artikujve