O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” – Kur’an, 2:183
“Nëse dikush nga ju është agjërueshëm, të mos flasë pahijshëm dhe të mos e ngrejë zërin (a të ankohet). Nëse atë e ofendon dikush apo e lufton, ai të thotë: Unë jam agjërueshëm” - Hadith : Buhariu
Agjërimi lejohet dhe pëlqehet në çdo ditë të vitit, përveçse në ditët kur bëhet korrja. Korrja e bindjes dhe veprës, sakrificës dhe solidarizimit. Në këto dy ditë nuk agjërohet, sepse kush agjëroi, agjëroi, e kush mbjelli, mbjelli: është koha e vjeljes! Ato dy ditë, dita e parë e muajit shevval, festa e Fitrit, dhe dita e dhjetë e muajit dhu-l-hixhe, festa e Edëhasë. Festa e Fitrit, është dita e kthimit në ditët e rëndomta, nuk ndryshon gjë prej ditëve para muajit të agjërimit, veçse atë që mbjelle gjatë atij muaji të bekuar, Ramadan. Edhe festa e Edëhasë, ditë e sakrificës dhe solidarizimit; në këtë ditë korret bindje, përkushtim dhe humanizëm, bindja dhe përkushtimi në adhurim ndaj Allahut xh.sh., ndërsa humanizëm ndaj njerëzve. Këto dy ditë nuk janë kohë ndryshimi, por kohë vjeljeje, kur shijohet bindja dhe vepra.
Po kush vjel veç atij që mbjell! E nuk mbillet veçse në tokë pjellore me dritë e me ujë të bollshëm! Po, nuk është mbjellje vepra pa bindje, e as bindja pa vepra. Vepra shpërblehet sipas synimit, qëllimit, vullnetit; nëse uri mbjell, uri korrë, njëlloj nëse mbjell traditë, traditë korrë. Agjërimi është mbjellje. Shumë agjërojnë, por pak prej tyre agjërojnë. Fjala agjërim nuk është sinonim i urisë, e as i etjes. Dhe, agjërimi nuk është i obliguar veçse për atë që është i bindur në Allahun, Zot, dhe Islamin, Fe! Atëherë, Allahu xh.sh. procesin e të agjëruarit nuk e quajti as të mbash uri e as të rrish i etur, por saum. Term që në vetvete ngërthehen aspekte fizike dhe shpirtërore, lëndore dhe jolëndore, pra, që kapin shqisat dhe çka nuk kapin. Përfitimi në aspektin lëndor dhe jolëndor nga të agjëruarit është saum, agjërim me plot kuptimin e fjalës. Agjëron kush do shpëtim. Ndërsa rri i uritur e i etur ai që rri i uritur dhe i etur. Asgjë më tepër.
Njeri me vetëdije të shëndoshë në atë që beson, sigurisht, që gjithçka vepron, bën të pamundurën që të arrijë shijimin e frytit të besimit të vet. Njerëzit agjërojnë, sepse besojnë në fjalën e Allahut dhe porositë e të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ve selem, janë të bindur se Allahu nuk urdhëron të shëmtuarën, por veçse më të dobishmen, po ashtu janë të bindur se, Muhammedi a.s. u dërgua mëshirë për njerëzimin, dhe nuk predikon veçse çka është më së miri. Por ka njerëz që agjërojnë pse duhet të agjërojnë, e veçanërisht në muajin e bekuar, Ramadan. Këta agjërojnë, por nuk agjërojnë të shtyrë nga bindja, e as pse kanë nevojë për agjërim, por për hir të masës, diçka që bën turma, duhet të bësh edhe ti! Po ka edhe të atillë, të cilët agjërojnë vetëm për të vetmen arsye se, po nuk agjëroi, do të ndjehej i turpëruar nga rrethi i tij, i cili agjëron.
Muaji Ramazan nuk është muaj i urisë, etjes, gjumit, hipokrizisë, tradhtisë, rrenës, mendjemadhësisë, kokëfortësisë, përçarjes e as i trazimit mendor, shpirtëror e fizik. Jo! Kurrsesi jo! Muaji Ramazan është muaj i përmirësimit, ndryshimeve pozitive, jo urisë, por kundërngopjes, jo etjes por qëndrueshmërisë, jo gjumit por lëvizjes, jo hipokrizisë por sinqeritetit, jo rrenës por të drejtës, jo mendjemadhësisë por thjeshtësisë, jo kokëfortësisë por elasticitetit në të folur, të menduar dhe në sjellje, dhe jo përçarjes, e trazimit, por formimit, bashkimit, unifikimit dhe kthjelltësisë së mendjes, shpirtit dhe trupit. Muaj i pastrimit dhe rigjenerimit; ngritjes së vetëdijes në çdo aspekt!
Njeriu është i mësuar të kaloj nga një fazë në tjetrën. Si fazat e zhvillimit të tij: foshnje – fëmijë – adoleshencë – pjekuri. Por secila fazë ka kohën dhe rrethanat e veta; ka fillim, mes dhe fund (përsosje). E kështu, duke kaluar nga njëra në tjetrën, arrin deri tek pjekuria, apo formimi i personalitetit. Por jo të gjithë i kalojnë këto faza përsosmërisht dhe jo tek të gjithë koha e një faze tranzicioni është i njëjtë. Pa përmendur faktin,se, disa madje mund të jetojnë pafundësisht në një tranzicion (të pandryshueshëm) të zhvillimit mendor a shpirtëror. Siç hynë, dalin – por dalje pa kthim! /zgjim.org/
(Vazhdon)
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull