Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Muhammedi alejhi selam, njeri bujar

Ai kurrė nuk thoshte “JO” pėrveq kur e thoshte dėshminė.

E diel 15 Gusht 2010 13:47

Nga të gjitha qeniet e krijuara të Allahut,Muhammedi alejhi selam ishte më bujari.Ekzistojnë arsye për bujarinë e tij.Ai u dërgua për ta zbukuruar veten dhe të tjerët me sjelljet fisnike; kur u jepte të tjerëve, ai nuk priste kompensim prej tyre, por në vend të kësaj ai e dëshironte vetëm shperblimin e Allahut, dhe çka është më e rëndësishmja, ai i mbështetej Allahut aq shumë saqë nuk frikësohej prej varfërisë.

 

Për shkak se i dërguari alejhi selam i posedonte cilësitë e sipër-përmendura, ai u bë vet personifikim i bujarisë. Njëher një poet arab shkroi se i Dërguari alejhi selam do ta kishte braktisur tërësisht fjalën “JO” po të mos i duhej ta përdorte në dëshmi (Shehadet).

 

Ai kurrë nuk thoshte “JO” përveq kur e thoshte dëshminë.

 

Po të mos ishte për dëshminë (shehadetin),

 

“JO” e tij do të ishte “PO”.

 

Poeti na tregoi përmes vargjeve të tij se sa here që dikush shkonte tek i Dërguari alejhi selam dhe kërkonte diçka: para, ushqim, veshmbathje ose diçka tjetër ai kurrë nuk i thoshte “JO”, por ai e përdorte fjalën “JO” në dëshminë e besimit:”Askush nuk e meriton të adhurohet përveq Allahut”.

 

Midis arabëve, njiheshin figura historike të caktuara për bujarinë e tyre – si Herami, Ibn Xhed’ani dhe ndoshta më i famshmi, Hatimi. Por,asnjëri nga këta nuk iu afrua bujarisë së të Dërguarit alejhi selam.

 

Pa menduar dy herë, i Dërguari alejhi selam një here i dha një njeriut një kope delesh ,të cilat ishin aq shumë, sa që mbushën luginë që i ndante dy male. Në të njejtën kohë, ai u dha kryetarëve të fiseve të ndryshme arabe, secilit nga njëqind deve. Në një rast, një njeri i lypi këmishën të Dërguarit alejhi selam,të cilën e kishte të veshur, në përgjigje ndaj kërkesës së çuditshme të njeriut, i Dërguari alejhi selam e zhveshi këmishën dhe ia dha atij.

 

Kur i dërguari alejhi selam ishte bujar, ai nuk priste asgjë si kompensim.Shumë njerëz të pasur, sidomos mbretërit, japin bamirësi dhe për këtë nuk presin kompensim material, por në vend të kompensimit material ata shpresojnë rrespektin, dashurinë, admirimin, besnikërinë ose ndoshta puthjen e dorës së tyre. I dërguari alejhi selam nuk e priste asnjë nga këto gjëra. Jo! Ai vepronte me aq modesti saqë e bënte personin që merrte diqka nga i Dërguari alejhi selam  të ndihej se ai ishte duke i bërë mire të Dërguarit alejhi selam dhe jo anasjelltas. Ose në fjalët e poetit:

 

Kur të shkoni tek ai, ju e shihni më fytyrë të qeshur.

 

Të bën të ndihesh se ti je ai që po i jep atij atë që po e kërkon.

 

Nëse i Dërguari alejhi selam nuk kishte asgjë kur dikush i kërkonte diçka, ai do të gjente diçka për t’i dhënë, dhe kur vet kishte pak, ai e jepte atë, duke besuar se Allahu do të shpërblente dhe do ta furnizonte.

 

Kur plaçkat e luftës  tuboheshin ai i shpërndante ato për më pak se një orë. Tavolina e tij ishte e hapur nga të gjitha këndet ku çdokush ishte i mirëpritur për të marrë hisen e tij. Shtëpija e tij ishte Mekka për të gjithë udhëtarët dhe të huajt.

 

Çdonjëri përfitoi nga bujaria e të Dërguarit alejhi selam. Udhëtarin e trajtoi si mysafir, të uriturin e ushqeu, farefisin e trajtoi mirë nevojtarit i dha pa u frikësuar prej varfërisë, të pasurit dhe të varfrit i trajtoi  barabartë, çifutët, beduinët, armiqtë dhe hipokritët, të gjithë hëngrën me të si mysafir të tij. Në asnjë hadith nuk përmendet se i Dërguari alejhi selam u lodh nga bujaria, kurrë nuk i tha ndokujt “JO” nëse i kërkonte ndihmë, e as nuk tregonte paknaqësinë më të vogël nëse dikush i kërkonte ndihmë. Në një rast një beduin e tërhoqi fuqishëm për jake, dhe gjurmë mbetën në qafën e të Dërguarit alejhi selam, beduini pastaj i tha:

 

“Më jep çka ke nga pasuria e Allahut, nga pasuria që nuk është as e babes e as e nënës tënde”. I Dërguari alejhi selam u kthye kah beduini dhe i buzëqeshi me mirësjellje dhe i dha një pjesë të pasurisë.

 

Kur i vinte ndonjë thesar i arit ose argjendit, ai e shperndante atë menjëher,n uk e kursente asnjë monedhë për vete. Kur i jepte dikujt para, ai ishte më i lumtur sesa personi që e merrte.

 

Si model i bujarisë, i Dërguari alejhi selam, i këshilloi muslimanët që ta pasojnë shembullin e tij. Ai tha:”Kush i beson Allahut dhe Ditës së fundit le të jetë bujar me mysafirin e tij.” Në një transmetim tjetër ai tha:

 

Çdo person do të jetë nën hijen e bamirësisë së tij (në Ditën e Ringjalljes derisa të bëhet gjykimi i njerëzve. Sipas një transmetimi tjetër, ai tha:

“Bamirësia asnjëher nuk e pakëson pasurinë.”

 

Të japësh atë nënkuptontë bekohesh në pasurinë tënde. Çfarëdo që e jep në bamirësi, ajo ju kthehet në një formë ose në një tjetër.

 

 

Nga Libri: Muhamedi alejhi selam, sikur ta shihnit ,të dijetarit AID EL KARNI




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

1 + 4 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i artikujve