Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Multimedia synon t’i ndėrkombėtarizojė poetėt e rinj

Poetėt bashkėkohorė kosovarė tanimė kanė rastin tė njihen mė shumė ndėrkombėtarisht.

E mėrkure 7 Dhjetor 2011 22:01

Një projekt i Qendrës Multimedia synon që nëpërmjet një broshure të botuar në anglisht të prezantojë të gjithë autorët, shtëpitë botuese dhe dizajnerët grafikë.

Qerim Onduzi, njëri nga ideatorët e këtij projekti ka thënë se një gjë e tillë mund të konsiderohet si një dritare e re në arenën ndërkombëtare për secilin autor që prezantohet në këtë broshurë. “Unë mendoj se do t’iu ndihmoj shumë në krijimin e kontakteve me shtëpi botuese ndërkombëtare.

Po ashtu ideja është që lexues nga vende të ndryshme të botës të shohin se çfarë mund të lexojnë nga shkrimtarët kosovarë në gjuhë angleze”, ka thënë Onduzi. Duke shpjeguar procedurat e mbledhjes së informatave nga të gjithë autorët Onduzi thotë se tashmë kanë filluar t’u dërgojnë formularët e aplikimit, ku duhet të shkruhet një biografi e shkurtër, botimet kryesore të autorit, përkthimet në gjuhët e huaja, si dhe projekti i ardhshëm.

“Të gjithë botuesit e rinj, shtëpitë botuese alternative si dhe dizajnerët e librit duhet të plotësojnë formularët më së largu deri më 31 dhjetor. Më pas do të fillojmë me organizimin e kësaj broshure, e cila do të botohet në gjuhën angleze dhe do të shpërndahet falas në të gjitha ato vende që ne kemi mundësi ta shpërndajmë, qoftë edhe nëpërmjet panaireve të librave”, është shprehur Onduzi. Qendra e arteve vizuele “Multimedia” shumë herë ka ndihmuar artistët dhe shkrimtarët e rinj në projekte të ndryshme./zeri/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve