Prezenca e Njësisë Speciale të Kosovës (ROSU) në veri të vendit, si duket ka mobilizuar njësitë e MUP-it (Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë), të cilat operojnë në veri të Mitrovicës, por edhe më gjerë.
Sipas “Kosovapress”, bazuar në burimet e veta nga veriu i Mitrovicës, bën të ditur se të hënën në ora 10.00 në Zveqan, është mbajtur mbledhje urgjente e krerëve të njësive të MUP-it, ku temë kryesore e diskutimit ka qenë prezenca e njësive speciale të Policisë së Kosovës (ROSU) në veri.
Sipas burimeve, kryeshefi i Punëve të Brendshme të Serbisë për rajonin e Mitrovicës, Gjorgje Dragojeviq (Xholle), ka urdhëruar të gjithë komandantët e njësive të MUP-it që veprojnë në veri të Kosovës, që të intensifikojnë patrullimet e këtyre njësive, si dhe të sulmohen pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës, në rastet kur ata paraqiten në veri.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe i ashtuquajturi kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedelkoviq, bëjnë të ditur burimet të Kosovapress-it.
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull