Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Murat Jashari: Thaēi e Lushtaku nuk hyjnė nė Kullėn tonė


E shtune 18 Shkurt 2012 1:12

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Murat Jashari ka bërë kritika të ashpra në adresë të institucioneve të Kosovës. Ai ka konfirmuar në emisionin Interaktiv të KTV-së se kryeministri Hashim Thaçi dhe kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku nuk hyjnë dot në Kullën e Jasharëve në Prekaz, për shkak të qëndrimeve kritike të familjes Jashari për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. 

Jashari ka thënë Kosova është larg prej asaj që është pritur dhe është koha e fundit që të ketë ndryshime politikanësh. Ai e ka krahasuar gjendjen aktuale me atë të viteve ’90, duke thënë se njerëzit po kërkojnë të dëshpëruar që të dalin jashtë për shkak të mungesës së perspektivës ekonomike. 

Përfaqësuesi i familjes Jashari ka thënë se Kosova është larg prej asaj për të cilën kanë sakrifikuar breza të tërë, dhe se duhet më shumë punë për të pasur atë që kemi dëshiruar. 

Ai ka kritikuar gjendjen në të cilën gjendet sidomos shëndetësia e Kosovës, duke thënë se njerëzit e duhur të në të gjithë sektorët nuk janë vendosur aty ku duhet./koha/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Nusreti E shtune 18 Shkurt 2012 15:37

    te lumt Zoteri murat jashari per keto fal se e kam percjell deklaraten tende ne tv ashtu esht ,keto pushtetar prej pas lufte e deri me tash skan punuar as pak per shtet ndertim ,por kan punuar vetem e vetem per interesa personale me konkretisht aspak si ka interesuar shteti ,qka kan deklaruar nper mbledhje ,konferenca keto i kan pas vetem per sy e faqe ,keto udhheqsa koovar i ka mashtruar pauria e kan harru edhe veten se ku jan pas pasuris ,por nuk e din qe Zoti sheh qka do qe te bejsh .Allahu i udhzoft keto lider

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve