Napoli – Juventus, supersda vjen e shoqëruar me tension, dyshime. Ndeshja e “San Paolos” ndan shanset e titullit. Një disfatë do të thotë ngritje e flamurit të bardhë për Napolin edhe pse trajneri i Juventusit deklaroi se cfarëdo rezultati nuk do të kushtëzojë asgjë për sa i përket titullit. Është ndeshja e takticizmit të dy teknikëve si Konte e Maxarri por edhe e intrigave me të dy trajnerët që mbajnë sytë nga gjyqtari kryesor Daniele Orsato.
Juventus kërkon të pasyrojë qetësi ndërsa Napoli pret një “San Paolo” që dridhet i tëri në shkallët e stadiumit. Gjithmonë Napoli – Juventus ka qenë një duel i ndezur i Serisë A. Histori e sfidave antike brenda sfidës, duke filluar që nga ajo mes Maradonës e Platini e deri të aktualja mes Kavanit dhe Vucinic. Emra të bukur dhe lojtarë të mëdhenj. Duel drithërimash me Kavanin kryegolashënuesin e serisë a me 18 gola që për sa i përket numrave rival ka Xhovinkon, i cili vërtet është i gjatë vetëm 164 cm, por është ai që ka shënuar më shumë te Juventusi 7, finalizime pa harruar se gëzon dhe besimin e Kontes. Gjithsesi për aspektin fizik dhe peshën që pritet të kenë është Mirko Vucinic rivali i vërtetë u uruguajanit.
Me llogaritë në dorë, supersfida e Serisë A na kujton se Juventusi ka pësuar vetëm 17 gola, ka mbrojtjen më të mirë, kundrejt 21 golave që kanë pësuar 21. Juventus ka shënuar 53 duke pasur sulmin e dytë më të mirë të kampionatit ndërsa Napol ka finalizuar 46 herë. Janë të dhëna të rëndësishme pasi tregojnë se Napolit do t’i duhet një paraqitje e madhe për të ndezur shpresat dhe kampionatin. Me pak fjalë gjithçka është gati. “San Paolo” i riveshur sërish me tapetin perfekt në 20.45 pret kryendeshjen.


