Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Shkencė

artikuj
 

NASA filloi analizimin fotografive tė kometės Hartley 2

Shkencėtarėt thonė se kometa ka gjatėsi prej rreth 2 kilometra dhe gjerėsi prej 500 metrash.

E enjte 25 Nėntore 2010 20:16

 

Shkencëtarët e NASA-s kanë filluar të analizojnë disa nga fotografitë e kometës Hartley 2, të marra gjatë një fluturimi pranë objektit kozmik, raporton VoA.

Anija e hapësirës ishte vetëm 700 kilometra larg kometës të enjten, kur bëri mijëra fotografi me dy teleskopë të pajisur me kamera me ngjyra dhe spektometër me rreze infra të kuqe. Shkencëtarët thonë se pamjet e para tregojnë hollësi të reja të vëllimit të kometës si dhe pamje të gazit dhe pluhurit që çlirohet në sipërfaqe të saj.

Shkencëtarët thonë se kometa ka gjatësi prej rreth 2 kilometra dhe gjerësi prej 500 metrash.

Nasa thotë se studimi i kometës është i rëndësishëm, pasi astronomët besojnë se kometat janë përbërësit që çuan në krijimin mbi 4 miliardë vjet më parë të planeteve më të skajshme në sistemin tonë diellor.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve