Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

NATO: Afganėt pėrgjegjėsi tė plotė pėr sigurinė nė 2013

Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen e deklaroi gjatė samitit nė Bruksel

E premte 3 Shkurt 2012 10:21

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, është shpehur në samitin e NATO-s se pret që forcat afgane do ta marrin përgjegjësinë e plotë për siguri në vendin e tyre deri në mesin e vitit 2013, duke lejuar që NATO-ja shkallë-shkallë t’i tërheqë trupat e saj luftarake.

Duke folur në samitin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, në Bruksel, z.Rasmusen i ka hedhur poshtë sugjerimet se tranzicioni gradual, që fillon në mes të vitit 2013, nënkupton se aleanca po e mbyllte rolin e saj luftarak në Afganistan më herët.

Të gjitha trupat e jashtme të udhëhequra nga NATO-ja në Afganistan, parashikohet të largohen deri në fund të vitit 2014.

Më herët, sekretari amerikan i mbrojtjes, Leon Paneta, tha se shpreson se trupat amerikane dhe trupat e tjera të jashtme në Afganistan do ta përfundojnë misionin e tyre luftarak, deri në mes të vitit 2013 dhe ta fillojnë tranzicionin në “rol trajnues dhe këshillues”.

Takimi i Brukselit, i planifikuar më parë, pason njoftimin e presidentit francez se ai dëshiron t’i tërheqë trupat e tij nga Afganistani një vit para afatit.

Këtë njoftim presidenti Sarkozi e bëri gjatë vizitës në Paris të homologut të tij afgan Hamid Karzai, vetëm disa ditë pasi 4 trupa franceze u vranë nga një ushtar afgan.

Sarkozi, i tha presidentit afgan, se Franca dëshiron ta përfundoj misionin luftarak në Afganistan, në vitin 2013./abc/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 9 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve