Ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO s kanë filluar dje në Bruksel takimin e tyre dyditësh, në të cilin misioni i KFOR it në Kosovë, do të jetë njëra ndër temat e diskutimeve.
Sekretari i përgjithshëm i NATO s Anders Fog Rasmusen, ka thënë se ky takim i parë për këtë vit i ministrave të NATO s është po ashtu edhe në shërbim të përgatitjeve për samitin e Çikagos, i cili zhvillohet në fund të muajt maj.
Sipas burimeve të NATO s për Kosovën është folur shkurtimisht gjatë ditës së djeshme, ndërsa diskutimet kryesore rreth Kosovës priten sot në mengjes, ku tema e takimit të parë do të jetë misioni i KFOR it.
Pos ministrave të vendeve të NATO s në këtë takim pritet të marrin pjesë edhe kolegët e tyre nga vendet joanëtare, të cilat kontribuojnë në misionin e KFOR it.
Zyrtarët e NATO-s kanë pohuar se aleanca pritet të vazhdoj përkushtimin ndaj misionit në Kosovë dhe praninë ushtarake do ta përshtatë sipas situatës.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull