Televizionet egjiptiane lajmëruan se sot ka ndërruar jetë Shejhu i Universitetit të Ez`herit, Dr. Muhamed Sejjid Tantavi, në moshën 82 vjeçare.
Dijetari Tantavi gjendej në aeroportin “Mbreti Halid” në Rijad, ku papritmas kishte pësuar një sulm në zemër. Ai menjëherë ishte transferuar në spitalin e Forcave Ushtarake në Rijad, ku dhe kishte ndërruar jetë. Në kohën e sulmit, dijetari Tantavi ishte duke pritur aeroplanin për tu kthyer në Kajro.
Shejh Tantavi kishte arritur në Mbretërinë e Arabisë Saudite për të prezantuar në solemnitetin e dhënies së çmimit të “Mbretit Fejsal”, ku njëri prej tyre ishte edhe kryeministri turk, Erdogan.
Shejh Tantavi ishte i sëmurë nga zemra, vuante nga diabeti dhe në vitin 2008 kishte kaluar edhe një infeksion në njërën këmbë.
Djali i Shjeh Tantavit ka njoftuar se babai i tij do të varroset në varrezat e Bekiut në Medinen e Shenjtë.
Shejh Muhamed Tantavi u lind më 1928, më 1966 doktoroi në Hadith dhe Tefsir. Punoi si profesor në Fakultetin e “Usuli dinit”, pastaj u transferua në Libi për katër vite për mësimdhënie, ndërsa më vonë punoi në Univerzitetin Islamik në Medine si dekan i studimeve post-diplomike. U caktua Mufti në vitin 1986, ndërsa Shejh i Ez`herit në vitin 1996.
Si dijetarë të mundshëm që mund ta zënë vendin e tij, janë: Dr. Ali Xhuma, myftiu aktual i Egjiptit, Dr. Ahmet Tajib, kryetar i Universitetit të Ez`herit dhe Dr. Ahmet Omer Hashim, ish-drejtor i Universitetit të Ez`herit
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)