Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Ndėrtohet mur nė kufirin turko-grek


E mėrkure 8 Shkurt 2012 12:39

Kufiri mes Greqisë dhe Turqisë në lumin Evro, (i njohur si lumi Marik nga Turqia) ka qenë gjithmonë problematik për Athinën si porta më e madhe hyrëse e emigrantëve klandestinë në vend.

Për të ndalur këtë emigracionin e paligjshëm u angazhuar edhe forca evropiane e sigurisë së kufirit, FRONTEX, megjithatë emigrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme dhe Azia vijojnë të vërshojnë drejt Greqisë që shumica e tyre e përdor si tampolinë për t’u hedhur në vendet e tjera të Bashkimit Evropian.

Për të ndalur fenomenin, Greqia nisi ndërtimin e një muri në 10 kilometra vijë kufitare me Turqinë. Muri pritet të përfundojë në muajin shtator dhe kostoja e tij u përllogarit rreth 3 milion euro.

Ndërtimi do të ndalë hovin e emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga Azia për në Greqi. Çështja është kthyer shpesh në një mollë sherri mes Ankarasë dhe Athinës. Kjo e fundit akuzonte Turqinë se kishte hapur portat e kufirit për emigrantët e paligjshëm drejt Greqisë dhe se nuk kontrollonte siç duhet kufijtë e saj./kp/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

6 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve