Nga: Jaser Ez-Zea’tereh
Një gazetare e një prej mediumeve të Egjiptit e kishte befasuar njërin prej udhëheqësve të Selefive dhe të partisë së tyre ‘’En-Nur Es-Selefije’’(Drita e Selefizmit), që zgjedhjet e fundit e nxorën si të dytën në radhitje të raundit të parë e që në raundin e dytë kishin pësuar rënie, kur ia tregoi një video në të cilin shfaqej duke deklaruar se ‘’Demokracia është mosbesim’’. Për një çast mbeti i hutuar por menjëherë filloi përpjekjet për të justifikuar qëndrimin e tij në të kaluarën kundrejt qëndrimit të tij të ri.
Ndoshta problemi aktual i Selefive në politikë-përkundër Vëllezërve Mysliman-qëndron tek ajo se ata çdo herë problemet politike janë munduar që ti zgjedhin përmes Hallallit dhe Haramit si vendim-marrës në të shumtën e rasteve, duke mos u bazuar fare në rregullin ‘’ Largimi i të këqijave dhe përfitimi i të mirave’’, edhe pse ky rregull do të mund ta ishte logoja më e përshtatshme dhe më reale për të gjitha çështjet dhe punët që ndërlidhen me menaxhimin dhe udhëheqjen e punëve publike, siç edhe e kishte potencuar, me disa përjashtime të vogla, dijetari i mirënjohur Ibn Kajjim.
Sigurisht se ka disa grupe të dala nga Selefitë, e që janë të njohura si grupe reformiste, që shquhen për një qasje të guximshme që kanë për politikën, siç është partia ‘’El-Ummeh’’ në Kuvajt. Duke i kundërshtuar kështu qëndrimet dhe praktikat e pranuara nga ana e rrymave Selefiste tradicionaliste, të cilët janë më të përhapurit ,nëse kihet parasysh bota arabe si shembulli më gjithëpërfshirës.
Nisur nga kontekstet selefiste, këtë vit kemi parë çudinë e çudirave sa i përket jurisprudencës politike, e pamë se si disa grupe të tyre mundoheshin të justifikonin qëndrimin që mbanin në lidhje me luftimin e sistemeve qeveritare dhe efektivave të tyre të ndjekura përgjatë viteve të tetëdhjeta, pastaj rishikuan qëndrimet e tyre për të ardhur deri tek një rikthim radikal përkitazi me këtë, e që për çudi në të dyja rastet qëndrimet e tyre i mbështesnin dhe i bazonin në Kuran dhe Sunet?!!
Po të lexoni shkrimet e Dr. Fadlit apo të Imam Esh-Sherif, që njëherit ishin edhe referencat kryesore të selefive xhihadistë gjatë viteve të tetëdhjeta( e në veçanti El-Umdeh fi idat El-Udeh, dhe El-Xhamijj fi taleb El-Ilm Esh-Sherif), dhe ri-shqyrtimet e tij të mëvonshme në librin ‘’Udhëzues për punën xhihadike’’ ( vethikah tershidi El-Amel El-Xhihadij) do të mund të kuptoni një pjesë të frymës shpirtërore me të cilën vepron kjo lëvizje!!
Ndërsa kur ky(Shejh i partisë Drita Selefite) , të cilin e cekëm në fillim të shkrimit së bashku me at se çfarë i kishte paraqitur gazetarja, e që është një paradoksi sepse ky nuk është Shejh tradicional por inxhinier, që e kishte shprehur qëndrimin e tij në fillim as që kishte menduar se ndonjëherë ai do të mund të ndodhej në të njëjtën pozite. Krejt kjo për arsye se në atë kohë ai jetonte në kushte krejtësisht të ndryshme nga këto të sotmet, e që në përgjithësi mund të themi se pranvera arabe-dhe gjendja në të cilën po jetojmë- ka befasuar shumë këndë, duke përfshirë këtu edhe lider islamik.
Disa prej Lëvizjes së Vëllezërve Musliman mund edhe te bashkëjetonin me nocionin për reformim gradual të sistemeve, e që në fakt është e pamundur reformimi i shumë prej tyre, përkundër faktit që selefitë ( thënë më saktë shumica e tyre) po bashkëjetonin me nocionin e të jetuarit nën ‘’Qeverisjen e Shumicës’’ e që nuk e lejojnë që të kundërshtohet përderisa e lejon namazin, pavarësisht faktit se a e kryen vetë apo jo?? Por, edhe Netanjahu e lejon namazin bile edhe me shumë se kjo, ai lejon edhe ekzistimin e disa lëvizjeve islame.
Gjithashtu i ndaluan edhe partitë, zgjedhjet, demonstratat e për të arritur kështu deri tek ndalimi i kundërshtimit të sistemit qeveritar haptas.
Sigurisht kjo është e varur në faktin se jurisprudenca selefite ende është e bazuar në kësi lloj doktrinash, duke përfshirë këtu edhe arenën e Egjiptit edhe pas revolucionit, por që kjo mund të ndryshojë( normal nëse udhëheqësit e tyre e donë një gjë të tillë) siç ka ndodhur me lejimin e pjesëmarrjes në zgjedhje (si votues dhe assesi si kandidat) në Jordani, apo siç e kanë ndryshuar plotësisht qëndrimin e tyre tradicional të shfaqjes në media( por duke mos e lejuar themelimin e tyre) pasi që e llogaritnin si të ndaluar fotografimin.
Në rastin e Egjiptit, situata ka ndryshuar tërësisht dhe mund të përshkruhet si një ndryshim radikal sa i përket qëndrimeve selefite tradicionale, edhe përkundër faktit se disa pjesëtarë të këtyre grupeve në vendet tjera arabe mund edhe të ndjekin të njëjtin shembull. Më kujtohet se Lëvizja Selefiste e Arabisë Saudite ( Lëvizja Zgjimi, siç është e njohur atje) ka pasur të njëjtin qëndrim kur para disa viteve atje ishin mbajtur zgjedhjet lokale, në raundin e parë ishin të dyshimtë rreth pjesëmarrjes ndërsa më vonë kur u zhvillua raundi i dyte lere se morën pjesë por edhe bënin thirrje për reforma në frymën e demokracisë nga shumë prej liderëve të tyre, e që në disa raste bënin thirrje për një qeveri monarki- kushtetuese.
Ndërsa në rastin e Vëllezërve Myslimanë, Imam Hasan El-Bena kishte refuzuar themelimin e partisë, por që anëtarët e kësaj lëvizje në vendet arabe, bazuar në rrethanat e krijuara, nuk iu ishin përmbajtur kësaj pikëpamje, duke marrë iniciativa për krijimin e partive politike.
Në përgjithësi mund të themi se jurisprudenca e Vëllezërve Myslimanë është qartazi më e suksesshme bazuar në teorinë e interesit dhe dëmeve në fushën e politikës, për vetë faktin se kjo lëvizje kishte formuar shumë degë të saj varësisht nga çështjet politike me të cilat kishin të bëjnë, e disa prej këtyre degëve nganjëherë edhe i tejkalonin disa prej ‘’vijave të kuqe’’ kur kemi të bëjmë me marrëdhëniet dhe aleancat e saj me palët e kundërta siç është rasti i veprimeve politike përmes sistemeve të vendosura nga dega e Lëvizjes në Irak( edhe pse ishte kundërshtuar nga pjesa tjetër e Lëvizjes ndaj saj nuk u ndërmorën masa), apo siç kishte vepruar Lëvizja e Shoqërisë për Paqe në Algjeri, e cila kishte bërë aleancë ushtarake me grupin tjetër të njohur si Grupi për Shpëtim.
Ndërsa situata reale si në aspektin legjislativ e edhe të atij historikë, është se Islami( bazuar në të kuptuarit e Ehli Sunetit), e ka lartësuar dhe e ka ngritur vlerën e Kombit, duke e llogaritur udhëheqësin vetëm si një argat i myslimanëve, i obliguar për të i përmbushur kërkesat e tyre do të shpërblehet për një gjë të tille, kështu qëndronte puna në kohën e kalifatit të drejtë. Kjo arrihej përmes besës së dhënë që në atë kohe ishte e njohur nisur nga vetë jeta e thjeshtë që kishin dhe mënyrat që i posedonin në atë kohë sidomos sa i përket transportit dhe komunikimit.
Kjo ishte për dallim nga realiteti politik i cili po e rrethonte botën e që në ndërkohe nuk njihte ndonjë sistem tjetër qeverisës pos perandorive të trashëguara.
Qysh prej kohës së Muavije ibn Ebi Sufjan, qeverisja kishte filluar të marrë kahe të ashpër, dhe jurisprudenca islame kishte filluar, që në disa raste, të mundohej të justifikonte dhe të e arsyetonte realitetin e ri që përkonte me praktikat ekzistuese ndërkombëtare, e që në fakt kishte filluar të largohej nga fryma e legjislacionit islam. Pa dyshim se Kurani është shumë i qartë në përcaktimin e konsultës (Shuras) në mesin e myslimanëve.
Sot myslimanët kanë filluar të përgatisin një doktrinë të re, at të së drejtës legjitime të kombit për të udhëhequr me qeveritë, kjo po mundohet të bëhet përmes kornizave të një demokracie moderne, e që assesi nuk do të mund të jetë përfundimtare pasi që padyshim se do të ndryshonte me ndryshimin e rrethanave të kohës dhe të vendeve, si dhe duke i marrë parasysh edhe vlerat shoqërore e fetare siç është për shembull kushtëzimet në lidhje me sloganet dhe shpenzimin e pasurisë për këtë qëllim, si dhe shumë kushte të tjera të cilat japin të kuptohet se mundësia e përzgjedhjes më shumë është çështje qejfi sesa që është ndonjë ndikim i cili mund të ishte edhe i pa papranuar. Dihet mirë se rregullat e zgjedhjeve, kushtet e kandidaturës, të fushatave parazgjedhore janë gjëra që ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri, dhe ende bota nuk ka arritur deri tek ndonjë marrëveshje për vendosjen e një ligji të përbashkët dhe plotësisht të drejtë, siç edhe nuk ka mundur të arrije deri tek ndonjë frazë me të cilën do ti obligonte që të gjithë për pjesëmarrje, por padyshim se do të vijë një ditë kur votimi do të shndërrohet në detyre e cila do të jetë pjesë e çdo njërit prej nesh nën presionin e zhvillimeve të teknologjisë, dhe që më nuk do të jetë e nevojshme ekzistimi i kutive të votimit që nuk po e tejkalojnë as gjysmën e numrit të përgjithshëm të pjesëmarrësve e nga njëherë edhe shumë më pak se kjo.
Nga këtu mund të vërejmë se adresa më e saktët për lëvizjet politike të Islamistëve do të ishte ''Pushteti për popullin'', e që do të ishte shumë absurde dyshimi rreth kësaj çështje, veçanërisht pasi që ndryshimet e fundit kanë ardhur si rezultat i revolucioneve popullore dhe jo si rezultat i grusht-shteteve ushtarake të cilët do të ua mundësonin organizatorëve të tyre të vepronin lirshëm.
Në përgjithësi-ashtu si edhe të tjerët- do të jenë përpara një prove nga ana e popullit të cilët assesi nuk do t'ia lejojnë askujt të marrin diç pa mund, përkundrazi do të i kundërvihen në bazë të përkushtimit të tyre për popullin si dhe rreth çështjeve të tyre të brendshme qofshin ato apo të jashtme.
Sot, ambiciet e Islamistëve janë të fokusuara-ashtu edhe duhet të jenë- që të arrihet një konsensus në mënyre graduale çdoherë duke iu referuar sistemit Islamik për qeverisje qytetare, e që konkurrenca në mes të partive do të jetë mbi këtë bazë. Kjo ishte edhe ambicie e Dr. Hassan Al-Turabi në ''Protestën e Shpëtimit'', që pushteti i brendshëm të jetë transferues por brenda kornizës së Islamit dhe që çdo herë të i referohet Islamit, gjë kjo e cila u kundërshtua me forcë nga ana e kundër-kandidatëve të tij, e veçanërisht pas praktikës së pushtetit Islamik të Sudanit, ku në aspekt praktik nuk ka ndonjë dallim në mes të forcave themelore që gjenden në skenë atje.
Është e drejt e plotë e forcave Islame që të mobilizojnë njerëzit në realizimin e programit të tyre brenda kornizave të njohura të pluralizmit, përkundër faktit se nuk është e drejt e askujt që pas kësaj të i diktojë diç atyre, si dhe do të duhej që të gjitha forcat tjera të i pranojnë dhe të pajtohen me rezultatet e dala nga kutitë e votimit. Kjo është rruga dhe mënyra e vetme që kemi në dispozicion për të realizuar qëllimet dhe aspiratat e kombit në aspektin e drejtësisë, barazisë, unitetit dhe në kundërvënien ndaj çdo projekti dhe ndërhyrje nga jashtë.
Nëntitull shumë i rëndësishëm
Zëdhënësi i partisë ''Drita'', Jusri Hamadi i ka befasuar të gjitha qarqet politike e në veçanti ato Islame pas një interviste të dhënë të mërkurën me 21 Dhjetorë për një Radio të Ushtrisë Izraelite, hap ky që është llogaritur si shumë i rrezikshëm i cili do të mund të qonte drejt normalizimit të marrëdhënieve me armikun sionist, e i cili për gazetën ''Egjipti Sot'' ishte shprehur '' Unë i thash korrespondentit të radios Izraelite'' e që mos njohuria e tij për identitetin e gazetarit është gjë që nuk e zvogëlon fare bujën që ndodhi pas kësaj ngjarje. E më e keqja është komentet që i bëri në lidhje me traktatin me shtetin Hebre, duke i tejkaluar kështu suazat e respektimit ndaj saj, duke e mbështetur traktatin si zgjidhje adekuate duke u thirrur në atë se ne po pranojmë atë që e kanë pranuar Palestinezët. E si duket nuk e dinte fare si zgjidhja në mes të dy shteteve bazuar në këtë traktat do të thotë njohje e shtetit Izraelit si dhe njohje e të drejtës së tyre për të pushtuar më shumë se 78% të tokave të Palestinës, e që janë të njohura historikisht se ato toka ju takojnë Palestinezëve.
Pastaj mos pyet fare për qëndrimet e udhëheqësve tjerë, dhe mos e përjashto mundësin që edhe të takohen me qarqet Izraelite, gjë kjo e cila edhe është mirëpritur nga ana e Izraelitëve.
Ndoshta dikush mund edhe të thotë se edhe Vëllezërit Myslimanë i kanë përshëndetur dhe kanë kërkuar respektimin e konventave ndërkombëtare, por ata si pikë e parë nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për media Izraelite dhe po ashtu kanë janë shprehur për një mundësi të rishikimit të çështjes së ''Camp David'' dhe të kihet në konsideratë interesi i popullit Egjiptian.
Në përgjithësi, ne e refuzojmë çdo formë vonese për refuzimin e traktatit që në parim sepse shumica e Egjiptianëve e refuzojnë atë, edhe nëse e kuptojnë të thëntë se çdo qëndrim i ri do të merret përmes kornizave kushtetuese të pranuara nga të gjithë.
Këto deklarata nga ana e zëdhënësit të partisë ''Drita'' duhet të kundërshtohen për realitetin e situatës, dhe për shkak të asaj që jep të kuptohet në thellësi për krizën aktuale brenda për brenda partisë e cila me një shpejtësi marramendëse është duke u kthyer nga shumë prej qëndrimeve të saj për shkak të politikës dhe pushtetit, edhe pse kjo nuk është kandidate për të marrë pushtetin të paktën as në mënyre individuale.
Nëse liderët e partive besojnë se me këto qëndrime dhe me këto deklarata janë duke e përfituar simpatinë e perëndimorëve, le ta dinë mire se ata mu për shkak të këtyre qëndrimeve janë duke e humbur besimin tek populli Egjiptian në veçanti, tek bota arabe në përgjithësi, si dhe tek islamikët në tërësi. Kjo vlen edhe për Vëllezërit si dhe për çdo forcë tjetër politike që nuk merr parasysh ndjenjat e kombit sa i përket çështjes sioniste dhe asaj të vendeve perëndimore të cilat janë të përfshira në një luftë globale si armiq të vendit.
Burimi: www.aljazeera.net
Shqipëroi: Artan Musliu
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 52 hereselamu alejkum se i perket fetwase se selefive per mos kryengrytje ndaj qeverise tagute e me pas per kryengrtje ndaj qeverise,duhet te shikohet ne dispozitat e fetwase ngase fetwaja ndryshon me ndryshimin e vendit te kohes dhe personave,si duket autori i tekstit nuk qenka ne rrjedha fare per dispozitat e fetwase.ndersa ibn bena Allahu e meshirofte nuk ishte nga kjo vellazeri muslimane siq paraqiten sot ata edhe pse ishte themelues i kesaj pale,ndersa sa i perket se me e sukseshem eshet kjo vellazeria muslima Allahu thot ne librine Tij [dhe mos e lavderoni veten tuaj,por Allahu e lavderon dhe e ngrit kend do Ai] po them keshtu kushtimisht ngase eshet fillimi i fillimit duke pas parasysh se autori nuk i ka nxjerr ne shesh edhe mangesit e medha te partise vellezeria muslimane qe po ndodhin.
o vllazni leni ata te ashtuquajtur selefi se atyre u ka humbur udha ne oborr se ata jan hoxhollar qe vrapojn mbas mases se per te degjuar se qfar thone selefit e vertet ju lutem degjojeni shejh Albanin apo SHejh Bin basin apo shejh Feuzanin apo Abadin se qfar thone per zgjedhje sepse edhe kta kan pas sprova te tilla
Eiiii, sa palidhje ky shkrim. Muslimani ka te drejte me marre urtesin edhe nga jo besimtari e le me nga besimtari. Selefite ne Egjipt kane pas ku me marre mesim dhe per dite kane ku marrin mesim, pse mos mi permiresu qendrimet e me hereshme, a thu gjithe me mbete ne nje pik a?Po i vjen dikujt inati pse selefite atje kane arrite kaq shume vota, edhe pse veq para 9-10 muajve ju eshte leju nga dijetaret per tu marre me parti politike. Kur eshte puna te pushteti dhe udheheqja e drejte sipas synetit, vllaznija jane gati me ndryshu qendrimet e ma hershme, kurgju nuk u bo nami. Ju mesazhi po munohni me zhvleftsu kete arritje te selefive por ne zgjedhjet tjera kane me ja marr krejt pushtetin insha Allah, veq nese ipet naj fetva per ndalimin e marrjes pjes ne zgjedhjet e ardhshme eshte tjeter pune
siq po shof ketu autori i ketij teksti nuk paska mar ere ne ahkame t islamit me se pari qeta hoxhallar si muhammed abdulMaksud -Ahmed Neshet-Fewzi Said- Seid Arabi qe autori nashta as emra sju ka ni thojn per punen e votimeve se kjo hyne ne Darurijat nese autori edin se qka dote thote darurijat kurse ata vet thojn se kjo nuk lejohet por duke u bazuar ne kaiden ad darurijat tebih al mahdhurat kete vet e tregon shejh fewzi said para nje muaji pra mos shpif hapi syte edhe kqyre mire une nuk pajtohem as me kete arsyetim qe e bejne keta hoxhallar por du met tregu ty se ende ki per me msu dhe se duhesh me pas emanet n transmetimin e lajmeve kurse kqyrja e demeve dhe dobive nuk je ti i nderum qe e percakton por sheriati dobi qe ju mushen xhepat e kariget e nxehta po a per islam spam deri sot slm
Selam Alejkum ju lutem vellezer te rishikoni edhe njehere temat te cilat postohen ne kete web faqe ,e te cilat duhet te jene ne frymen e perparimit dhe zhvillimit te Islamit e jo ne ndarje dhe armiqesi mes nesh,sepse nga esenca e krejt shkrimit shihet se njeri grup tentohet te paraqitet se eshte ne hakk e tjetri po i ndryshon mendimet sipas interesave ,edhe po te jete ashtu keto nuk na nevojiten ,na duhet bashkimi dhe zemergjeresia ne pranimin e argumenteve tek e fundit qellimi yne i vetem eshte kenaqesia e ALL-LLAHUT subhanehu we teala.
Shkrimi eshte shume shume subjektiv. Ma qon mallin si ato te gazetave kosovare. Keshtu Artikull bombastik kishte qene edhe ai Selefijte e sheshit Tahrir mbas te cilit dolen reagimet per te cilin autoriu pat bere pishman.Andaj ky ketu eshte shume i nje anshem dhe tendencioz e me shume degradues.
Politika e perendimore prej shpartallimit tė hilafetit, nė krye me anglezėt, ka qenė pėrqa dhe sundo\ Besoni se shpeshher kur lexojė texte ktu nė mesazhi.com mė duket se sikur tė ishin kta [mesazhi.com] bashkpuntor tė tyre. SubhanAllah! vet texti im ėshtė deshmi pėr ket, dhe mos flas per tjert komentues. Allahu na ndihmoftė! Unė kisha me pas vetem njė deshir nga ju mesazhi.com dhe disa qe mendojnė si ju [ dmth nė pėrqarjen e muslimanve]: qė te na respektojnė neve muslimanve \selefi\ [???] sikurse qysh po i respektojnė perendimoret! hiq ma shum!
Allahu ju udhezofte Amin. Mos perqani por pajtoni, mos hapni lajme qka nuk jane te verteta, pa qene direkt edhe vet apo te besueshme 100 %, Kapuni per Litarit te Allahut dhe Sunnetit te Resulullahit paqja, bekimi dhe meshira e Allahut qofte mbi ate, familjen e tij te ndershme, mbi shoket e tij dhe mbi gjithe ata qe ndjekin, mesojne dhe punojne sipas asaj qe Allahu dhe i derguari i tij e ka leju dhe ndalu e shmangjuni partive te cilat punojne me ligj te Tagutit, Bashkohuni e mos u perqani, dhe mos punoni me ligj te dreqit por me ligj te Allahut. Allahu ju udhezofte, dhe i udhezofte krejt muslimant te clet mesojne, perhapin dhe punojne me Kuran dhe Sunnet dhe i forcoft zemrat, trupat dhe ndjenjat e tyre me besimin e paster dhe Akiden Islame AMin Amin Amin ya Rabilalemin. slm nga Franca
po ky eshte problemi i vazhdushem i selefive zakonisht nga ngutja ne vendime po bien ne desh me pikpamjet tyre , dhe kjo nuk i garanton jete te gjate levizjes selfite , sepse sikur kesaj here kan bere leshime ne te ashtuqujturin menhexh , shkrim fenomenal shume mire ky eshte realitet , kujt nuk i pelqen tani e aukzon edhe shkrimin .
te ashtuqujtaurit selefi kan nevpj ni pjes te madhe te bindjeve dhe predikimeve te tyre ti shqyrtojne me seriozitet , sepse koha po i shkel mendimet e tyre qe aspak nuk jan ne frymen e selefit te vertet
pse bre vlla bahesh fanatik nuk pranon se selefit kan problem me identitetin e tyre edeh kan nevoj me u kthy kadale te vllezrit, 50 vjet ikan akuzu per politike tash ran ne qate vet , nuk eshte korrekt kjo ooo
ju lutem nga egjipti ... Selefit haptazi kan qen te favorizuar nga husni mubarak perkunder vllezerve gjith te shtypur , edhe kjo qeshtje eshte per nje pikepytje te madhe ????????????
ooo shoq selefit nuk kan qendrime te qarta per keso qeshtje , mos u hyll , se as ti sen spo maarrshe vesh
pse bre fol pa lidhej hasan el benna spaska qen prej tyre , ooo i nderuar vellezrit ne levizjen etyre kan gjana statike dhe levizshme e mos fol pa lidhje se keto jan palidhje mos
dikush po mendon se keta selefat e sotit jan sahabet e duhet me qdo kusht me i mbrojte , keta o njerz jan levizje dhe si te till kan gabime dhe gjera te sakta po nuk do te thot se jan te pa prekshem duhet edhe ketyre me ju tregu ku kan gabu .... shkrim fenomenal
omer avdlllllll
i keni humbur vlerat me kete shkrim edhe pse nuk eshte hera e pare.Nese eshte ana materjale si qellim ja keni arritur,se perēarja nuk ka sevape,dhe ja dolet per kete.Do lajmeroj hoxhallaret per kete, qe te kete qendrim karshi ketyre shpifjeve mediokre dhe interesagjije.TURP.NU JU SHOH ME.
NGA SELEFITET PRITEN QENDRIME TE TILLA. ATA JANE TE NJOHUR TASHME DHE TE GJHTE NE E DIME. AJO QE MUA ME HABIT ESHTE SE SI NUK GJEJNE FORCE DHE TE KERKOJNE FALJE PER TE GJITHE QENDRIMET E TYRE DHE KA 50 QE I BEJNE NJEREZIT QAFIRA. POR DUKE PARE SE KUSH JANE ATA EDHE KETE NUK E PRESIM. INSHALLAH ZOTI JU HAP MENDJEN DHE BEJNE KUALICION ME VELLEZERIT DHE NUK FILLOJNE ME ATO TE VETAT. SELAM ALEJKUM
SA BUKUR, SE KUR U THUHESH NE FILLIM PER NDRYSHIMIN E FETVASE HIDHESHIN DHE THONIN SE FEJA ESHTE NJE DHE NUK NDRYSHOHET. ALLAHU I FALTE DHE NA FALTE. AMIN
Per Abdullahun, OOOO takozvani Abdullah. Po cka je ka flet more inson, po ti nese din me shkru per politike dhe ate qe po ndodhe ne realitet shkruje e dergojav se edhe ty ta publikojne sikur tjereve. Fatekeqesia eshte qe nuk ke cka me thane e cka me shkru e veq duhet ne komente me akuzu. Mesazhi po qet lajme dhe informata edhe elhamdulilah po informohemi muslimanet cka eshte ka ndodhe neper bote. Ti thu se dikush te konsideron me larg ty se pabesimtaret. Keshtu ndoshta eshte akideja jote qe ti konsiderosh besimtaret me larg se pabesimtaret por kjo nuk ndodhe te vellezerit qe po i akuzon. Ata qe i akuzon e vleresojne me te afert nje besimtare se te gjithe pabesimtaret se bashku, Kujdes cka flet se ke pergjegjesi para Allahut
Selam Alejkum ,ju lutem vellezer per maturi sidomos ata te cilet me shume vrull ndoshta edhe me urrejtje thone selefite ke te drejte mos ta marresh mendimin e dikujt perderisa ka argumente ne te dy palet edhe dijetaret e medhenje jo gjithmone kane qene te nje mendimi por selefi jane te paret tane qe kane qeverisur me Kuran dhe Sunet qe e kane sunduar boten me shekuj dhe ne kohen Omer ibn Abdulazizit s kane pase ku ta japin zekatin nga begatite e ALL-LLAHUT qe u ka dhene si rezultat i drejtesise dhe te heqesh dore nga selefite do te thote te heqesh dore nga te paret tane te ndershem selefu salih, ju lutem keni per shembull ajetet dhe hadithet te cilat na mesojne se duhet te jemi te bute me njeri-tjetrin dhe te mundohemi te japim kontribut per te mire e jo per teket tona personale.
o kta selefit e egjiptit ja kan bo si do selefi te kosoves qe qka pshtyjn dikur qohen edhe e lepijn. fatkeqesisht qeshtu osht realiteti. edhe po shihet vellezerit fitun ne egjip tunizi marok etj etj kan me fitu se Inshallaj jon te vetmit qe jan tu punu me universalitetit islam ashtu siq thot kurani dhe suneti.
Eshte fakt se ajo qe na ka habitur te gjitheve eshte suksesi i vehabistave ne Egjipt. Une kam studjuar ne Egjipt dhe e di deri diku gjendjen atje. Deri sa isha atje nuk kemi degjuar per selefizem apo vehabizem. Mirepo, gjate njezet viteve te kaluar kane ndodhur ndryshime. Se pari pushteti i Mubarekut i ka perkrahur selefijte dhe i ka luftuar Vellezerit me gjitha metodat. Se dyti, agjiptasit jane popull i varfer. Ata me 100 euro, mund ti blesh mijera mijera vota. Andaj nuk ka dyshim se atje jane blere votet me para. Une i percjell shume ne Al XHezira. Aty shoh se nuk eshte nje rryme selefiste por selefista te shumta. Ngase cdo shejh i tyre ka mendim ndryshe nga tjetri. Shpejt gjitha keto mashtrime do te bijne. Shprese e vetme jane ehlu sunneti i matur,i cili perfaqesohet tek vellezerit.
Eselamu alejkum xhematli te nderuar,teksti eshte pak i nje anshem por ne duhet shikuar ket nga kendi pozitiv, mos harroni se jemi hyr ne nje faz te re te situates te muslimanve ne tersi, inguadrimi i selefive le te shifet si nje kontribut +,dhe me kalimin e kohes un shof se do bashkangjiten edhe xhemate te reja ne fushen politike,le te shifet si nje zgjmi umetit e jo si rival qe ka per syninm pozit Allahu na ruajt,ne duhet te jemi vigjilent dhe te angazhuar te pakten ne duat tona e ti shtojm duke ju lutur Allahut dhul xhelal te perulur dhe te etur per bashkim,dhe te gjith ata qe jan te inkuadruar ne fushen politike Allahu te ja mundesoj ti pastrojn qellimet qe i vetmi qellim te jet bashkimi e jo perqarja Allahu na bashkoft amin Allahu ju ruajt qendroni vllezer eselamu alejkum
Nuk osht mu cudite prej kti reagimi joracional. Selefijte me perkunder 8 muaj pervoje jane afruar shume ihvaneve me pervoje 80 vjeqare. Kjo eshte deshperim per metodologjine ihvaniane dhe sigurisht zhgenjim i madh. Selefijte vertete kane qene shume me te pranuar duke pase faktin e lartepermendur.Skenari qe mund te pritet eshte se Ihvanet do te bejne koalicion me sekularistet dhe do ti lene selefijte ne opozite.
E more lili, a po e sheh qe qe per 8 muaj i bene tere ato qe me heret i quanin shirk. Kjo eshte se dal ngadal kan me i ba krejt cka i bajn ihwant por i duhet edhe pak derisa vetedijesohen. Ajo qe the ti nuk qendron sepse selefit kane thane se me partin e mubarakut bajn kualicion e me muslimanet jo.
qetu osht problemi qe selefit ne thojza atje edhe gjethku ni here qohen kundra do gjerave tani edhe vet i bojn. ata gjerat qe dojn mi bo mbas 10 ose ma shum viteve le ti bojn qetash se nihere po bojn sherr tani kur pe shohin qka u bo po osht von. vertet osht pozitive qe selefit ju kan afru politikes edhe po shpresojm qe muslimanet po bashkohen ne nje qka osht me rendesi edhe qka ne koherat e mehershme kan qene bashk.
Skeni faj ju selefit, ju livdohni tani pasi ihvant mase 80 vite kane vepru dhe sakrifiku e jau kan shtru rrugen e pse ju sot mos mu krekos...njerez ma bukpermyses se ju te ashtuquajturit selefi nuk ka!? Nese dikush sot ne kohen bashkohore ju perngjane selefve te pare ata jane Ihwani Muslimin
Pse more jeni kaq mohues..?! Po mos te ishin Ihvanet-pas Allahut-ju seleft as sot skishit me dite cka jane zgjedhjet..megjithate evoluimi juaj na gezon
Allahu ju rujt juve qe komentoni dhe vllezerit tan Selefi dhe ata te vllazris musliman qe japi kontribut per Islamin.Vallahi nuk jane te perqar qysh ju i komnetoni dhe qysh ju keni inati per njerin gup ose tjetrin,me kujtot ne Shejh pat then keto grupe nuk jane te perqara po regjimi i Mubarakut i ka ba keto gjera dhe nje pytje me kan ka qen Hasan El Bena i martuar me vajzen e shejhut kryesor te Seelafive,kur ke mbyten Seid Kutubin te mbreti saudis shkoj Bin Bazi me ndalu ket vrasje ne Egjip.i than Hasan el Benas o Imam ata po marojn Xhamia ai tha qka ka te keqe ne te ne shkojme falemi ne to o vllezer ata ishin te bashkuar dhe punonin per Islam.Po siq duket ne e kemi gabu rrugen per qka jetojm ne toke.dhe mos mbillni inati ne mes vete selam alejkum
Selam alejkum, komentues vertet keni harru diqka gati secili. ajo eshte me lut Allahun me na udhezu, meshiru edhe me na bashku
Selam Alejkum Albani Ferizaj Allahi tshperbleft krejt komentet i lecova i vetmi komenti yt nfund ma gzoj zemren vallahi Allahi te gzoft se ti koke bash qe e mendosh unitetin mes vllezerve musliman edhe me shembujt qe i dhae e argumentove tlumt Allahi ta shtoft edhe me shum diturin mashaAllah tebarakAllah...
Vertete duhet kontribu bashkimit te fjales, por megjithate nje sduhet harru e ajo eshte se seleft shqiptare me se 15 vite radhazi kane grumbullu te rinjzakonisht mendjelehte rreth veti duke i sha, etiketu, lincu Hoxhallaret e Ihvanve..e tani kur dikush ndonje kritike ua bene selefve shqiptare-jo selefve te Ummetit- kta merdhezen. Me vite te tera njerezit ju kan duru...prekne koken pakez!
Menhexhi i selefive te ne eshte qe se pari me shkel me dy kembet mbi koleget e tyre Hoxhallar e mandej me ju spjegu njerezve se cka eshte haku !!
Jam prej atyre qe mos mem pas ru Zoti une sot shumicen e Hoxhallareve i kisha llogarite se jane ne humnere. Per mbrojtesit me te medhenj te Ehli Sunetit qita selefat me thonin ky eshte shia, ihvan e e. Por e kam percjell veprimtarine e tyre e e cila me doli se jane Thirrsa me pltkuptimin e fjales..
Nje dine se ky autore kurre nuk ka qene prej Ihvanve, madje ka disa shkrime ne te cilat i kritikon ata edhe ate ashper, por ju selft si tju kritikon me te drejte dikush, thoni ky eshte ihvan. I keni shkrimet e tij ne aljazeera kthenju e lexoni..
Vec nje spe kuptoj? Per cfar selefizmi jeni tu fol per cilin grup selefit sepse si ne boten arabe edhe ktu te ne 4-5 grupe jane bere..secili prej tyre po thone ne jemi te vertetit
ku me pelqejne dhe sme pelqejne ihvanet?Me pelqejne:Sa i perket pushtetit kur kemi laiket me nje anet dhe ihvanet me nje ane,normal qe jam me ihvanet,sa e marrin pushtetin laiket,prej ihvaneve mundemi ti shohim disa te mira dhe mundemi me qene te ruajtur nga disa zullume,plot ihvan kan akide dhe menhexh te ehli sunetit.Sme pelqejne:Ne radhe te pare per ta eshte pushteti,nuk e edukojne sa duhet dhe si duhet,meshume mundohen te bashkohen me njerz me te perbashketat qe i kan se sa i permiresojne,qofte me shiat me bidatgjit etj.Ne ate vend ku e marin pushtetin si p.sh Palestina sgjykojne me sheriat,e egjipti,tunizia etj mbeten te deshmohen ne te ardhmen.E selefit e kane te mire qe mundohen me ba popullin njehere e pastaj me mar pushtetin.
Ihvanet sot po evoluojne shume ne drejtim te laikve,punojne me metoda te tyre,paramendoje kane organizu provimin e Tefsirit te Ibn Kethirit dihet komenti i ajetit te 6 Sures Llukman ne lidhje me muziken,ata aty ekan ba koncert me muzike e me sene etj.ok pe leme metode e tyne por ju lumet komentues te nderuar mos me thuani se ehli suneti e ka pas ndonjeher koncert me ba me mar pushtetin
O Vali! Nese selefit tone kane terbije atehere une nuk pe kuptojsha cdo me thene terbije?!Sa per edukim te thelle dhe mosngutje ja IHVANT e kan kte ja sdi kush! Kjo mosngutje dhe edukim-terbije e vazhdushme i ka bere te durojne 8 dekada dhe tua shtrojne edhe juve rrugen por njeri e kishte ceke me heret:Ju jeni bukpermyst. Ne Allah po ju betohem se Ihvanet nuk kan asgje te perbashket me shiat por ju per me i ftofe te rinjte mendjelehte nuk zgjedhni mjete. Allahu na permiresofte te gjitheve. Amin
Nese selefit e sotshem kan edukate atehere te djeshmit spaskan pase! Sepse ka diskrepance te madhe mes ktyre dhe atyre. Allahu na befte pasues te atyre e jo te ktyre...
Per Valin: pse more ate qe po e beni vete po ja hedhni tjeterkujt?! Vetem nje shembull: A nuk jeni ju shembulli me eklatant i Makiavelizmit me PAJTIMIN me SYLEJMAN REXHEPIN, kur krejt dynjaja e dine qe ju e keni shpalle Qafir e Shpijun e e E sot po del koka e selefve ne mk dhe po zgerdhihet ne tv me kta..hej turpronu more pak
Edhe pse e gjej veten me afer Ihvanve, mendoj se sot eshte koha te lihen zenkat e te bashkohemi ne ate qe pajtohemi-e qe eshte shumica apsolute e gjerave- dhe te veprojme ne ngritjen e Ummetit Moster. Kte sot edhe po e bejne IHVANT dhe SELEFT e vemendshem atje dhe ketu..
Kerkoj falje per dy gabime drejtshkrimore, ne pjesen e dyte te komentit kam dashte me thene promovimin,edhe ekam shenu provimin si dhe ne vend te fjales ju lutem,ekam shenu lumet
cka po don me thene o vali muzika muzika..na keni lodhe me kete menyre te dhunimit dhe tentimit te imponimit te mendimit! Nje mos e harroni, edhe nu tranofshi ceshtja e muzikes eshte mesele ihtilafije ku ka mospajtime mes Ulemave ne te kaluaren edhe sot..boll me se na keni lodhe duke u mundu me i lincu njerezit me qisi sene, qe besa edhe pja arrini te do naiva qe i keni mbledhe rreth veti..
Por ne shume raste ihvanet huazojne metoda te huaja,por nese bejem nje dallim mes themeluesve te ihvanve dhe ihvanve sot,do te gjejme dallime te medha,do ta veresh ne te ardhmen se po evoluojne edhe me shume,se Bekir Halimi qe thuhet ne lajme se i ka shtrengu duart me Sulejman Rexhepin nese ki ndonje argument se ai i ka thene Sulejmanit qafir na sjell?
Ajo cka dihet dhe argumentohet eshte se,Menhexhi selefi edukon,keshillon,permireson,por dikush prej individeve me at menhexh mundet me gabu,por rrugen e selefive ska kush qe e prish,dihet parulla dhe emertimi i selefive nga rrjedh me shekuj Kuran dhe sunnet ne rrugen e te parve tane te mire selefu salih,po cka eshte puna juve se ku e moret at emertim,ne cka bazohet metoda juaj.Ne marrjen Pushtetit.Kush e praktikojne sot Kuranin dhe sunetin me shume a selefit apo ihvanet?e pranojme se gabime ka por shume ihvan as qe i pranojne shume here arsyetojne
Tek selefite nuk gjene selefizem dhe as sunnizem,ndersa tek ihvanet nuk gjene vellazeri,ashtu sic nuk gjeta tek komentet tuaja tolerance dhe meshire...Kjo eshte ajo ne te cilen jetojne muslimanet sot!
Valla ne baze te shume komenteve e pashe se kjo teme ka qene provokuese e problemeve brenda shoqerise tone kosovare. Pra nuk qenkan problem qeshtjet laike-krishtere-islame, as ato sociale e politike, por per shumicen e atyre qe lexojne internet e posaqerisht faqen e mesazhi.com qenka problemi brenda te rinjeve musliman. Tek e fundit ketu ne kete teme po trajtohet nje qeshtje qe ka te beje me Egjiptin qe eshte nja 5000 - 6000 km larg nesh. Cka po i duhet te rinjeve tane qe problemet e tyre ti perkthejne ne realitetin kosovar. Po shoh qe shume po thirreni edhe ne te kaluaren historike. As ihvanet e sodit e as selefite nuk jane ata qe kane pretenduar te paret e tyre. Kohet kane ndryshuar, shiqoni pak dhe punoni ne kontekstin kohor dhe vendin ku po jetoni o njerez. Te huajt po na hajne ne pjate
shum perkthime me nxit percarje e fitne ppo bon Artani...hajr inshallah....a sjan vllazer krejt selefit apo po i ndajm tash ne vllezer musliman, selefijpo kta a sjan vllezerit tan?....nejse
une nuk e di a e kan keq felefit a po mir por kur kan pasen selefit shtet ihvansat as nuk kan elzistuen, ekam perqellim arabin saudite me te metat e saja , pra kur kan menuen selefit per shtetin ihvansat skan dit se shka esht sjteti selam
fitne fitne fitne......mos u merrni me perkthime qe bojn fitne....keshill vlla artan.....kontribo diqka me mir e mos bo fitne mes vllaznive.....