Shkruan: Faik Miftari
Këto ditë, saktësisht me fillim të vitit të ri, 2012, doli nga shtypi libri i ri i autorit, shkrimtarit, poetit, studiuesit, hulumtuesit, publicistit Mexhid Yvejsi nga Gjakova, nga Kosova, me titull ”Në dritë të njohjes”.
Në parathënien e librit, shkrimtari, Mexhid Yvejsi, nga Gjakova, e shënon një thënie të mrekullueshme të Ludwig Wittgensteini-it: “Feja është niveli më i thellë i detit që çdoherë mbetet i qetë, ndërsa në sipërfaqe të tij shihen valë të mëdha”.
Libri i ri i Mexhid Yvejsit ”Në dritë të njohjes” është një përmbledhje kumtesash të autorit, të lexuara në tryeza shkencore, tribuna shkencore, sesione shkencore, konferenca shkencore, simpozium kombëtar, simpozium shkencor, seminar shkencor ndërkombëtar, si të karakterit lokal e rajonal, ashtu edhe atij kombëtar e ndërkombëtar, në të cilin ka marr pjesë autori Mexhid Yvejsi nga Gjakova, të mbajtura në Gjakovë, Prishtinë, Prizren, Gjilan, Kavajë, Tiranë, Mashhad. Në këtë libër të ri me titull ”Në dritë të njohjes” janë të përmbledhura gjithsejtë 11 kumtesa.
Kumtesa e parë me titull: ”Rëndësia frymëzuese e Vehbijes” është lexuar në Tribunën shkencore të organizuar nga klubi letrar ”GJ.N.KAZAZI” të Gjakovës, “ Në përkujtim të Myderriz Tahir efendi Gjakovës dhe veprës së tij ”Vehbijes”, e cila është vepra e parë e shkruar shqip në gjuhën shqipe me alfabet arab në Kosovë, mbajtur në Gjakovë me datë 12 shkurt 1997.
Kumtesa e dytë me titull: ”Kontributi i revistës”Frymëzimi” të Gjakovës në edukimin e rinisë së Kosovës” është lexuar në Konferencën shkencore ” Shtypi Islam, dje, sot dhe nesër” organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajtur në Prishtinë prej datës 23-25 maj 2003.
Kumtesa e tretë me titull:”Orientalizmi dhe shqiptarët” është lexuar në Tryezën e rrumbullakët ”Orientalizmi dhe shqiptarët” organizuar nga Qendra Studimore Jehona dhe Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës, mbajtur në Prishtinë prej datës 15-16 korrik 2005.
Kumtesa e katërt me titull: ”Islami ndër shqiptarë dhe integrimet euroatlantike” është lexuar në Simpoziumin kombëtar “Integrimi i shqiptarëve në Evropë dhe vlerat që Islami i përcjell në këtë integrim” organizuar nga Forumi Musliman i Shqipërisë, mbajtur në Kavajë me datë 2 shkurt 2008.
Kumtesa e pestë me titull: ” Roli i Ylemave në Lidhjen e Prizrenit(1878-1881)” është lexuar në Tryezën shkencore ”Mesazhet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në raport me realitetin shqiptar sot”, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajtur në Prizren me datë 10 qershor 2007.
Kumtesa e gjashtë me titull: ” Pse u vonuan shqiptarët në përkthimin e Kur’anit” është lexuar në Simpoziumin Shkencor ”Kur’ani tek shqiptarët” organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajtur në Prishtinë me datë 26-27 dhjetor 2005.
Kumtesa e shtatë me titull: ” Qëllimi i arsimimit dhe edukimit në Islam” është lexuar në Seminarin shkencor ndërkombëtar organizuar nga Kolegji Saadi dhe Fondacioni Rumi në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Shqipërisë, mbajtur në Tiranë, me datë 31 maj 2008.
Kumtesa e tetë me titull: ” Filozofia dhe zhvillimet bashkëkohore” është lexuar në Seminarin Ndërkombëtar: ”Filozofia dhe shkenca në Kulturën Perëndimore dhe atë Lindore”, organizuar nga Fondacioni Rumi, Universiteti Ndërkombëtar el-Mustafa, Universiteti i Tiranës, Instituti iranian i filozofisë, Teheran, Akademia e Shkencave dhe Arteve e Shqipërisë, Qendra për Islam dhe Shkencë në Kanada dhe UNESKO-ja, mbajtur në Tiranë, me datë 10 nëntor 2010.
Kumtesa e nëntë me titull: ”Rruga jetësore e Myderriz Hasan ef.Nahit” është lexuar në Sesionin Shkencor ”Myderriz Hasan ef.Nahi –jeta dhe vepra (1905-1991)”, organizuar nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajtur në Prishtinë me datë 2 shkurt 2011.
Kumtesa e dhjetë me titull: ”Kultura dhe Religjioni” është lexuar në Konferencën shkencore ”Dialogu i Kulturave”, organizuar nga Fondacioni ”Kur’ani” dhe Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjilanit, mbajtur në Gjilan, me datë 12 shkurt 2011.
Kumtesa e njëmbëdhjetë me titull: ”Kryengritja e Imam Hyseinit, tragjedia e Qerbelasë, ndikimi në botë dhe tek shqiptarët”, është lexuar në Konferencën Ndërkombëtare, organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar i Mash-hadit, mbajtur në Mash-had, me datë 5 mars 2011.
Në fund të këtij prezantimi të këtij librit të ri me titull ”Në dritë të njohjes” do të shënoi edhe disa të dhëna biografike për autorin Mexhid Yvejsi.
Mexhid Yvejsi lindi më 13 korrik 1950 në Gjakovë, Kosovë. Mësimet fillestare dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Filozofik, studioi gjuhën dhe letërsinë angleze. Ka botuar mbi 1000 punime të ndryshme anembanë trojeve shqiptare, si dhe në Evropë, Amerikë, Afrikë, Azi e gjer në Australi. Ka shkruar mbi 25 libra, duke përshirë këtu edhe përkthimet e librave nga gjuha angleze.
Disa nga vepra autoriale dhe të përkthyera, të Mexhid Yvejsit janë:
1. “Prej errësirës në dritë”, Shkup, 1997;
2. “Në shërbim të Zotit, të popullit”, Gjakovë, 1998;
3. “Lavdi Zotit, Kosova do të jetojë”, Prizren, 1999;
4. “Ilaçi i lumturisë”, Gjakovë, 2000;
5. “Për Fe e Atdhe”, Gjakovë, 2001;
6. “Kështjella e gjakut tonë”, Gjakovë, 2002;
7. “Ylematë e Gjakovës - Mburojë e Kosovës” Gjakovë, 2003;
8. “Rrëfime të vërteta”, Prishtinë, 2004;
9. “99 - Emrat e bukur të Allahut”, Gjakovë, 2010;
10. “Prejardhja e festave”, Gjakovë, 20011.
11. “Në dritë të njohjes” është libri i tij i 15-të i botuar.
Dhashë Zoti që autori dhe shkrimtari Mexhid Yvejsi nga Gjakova, të ketë ymër, jetë, të arrijë të botojë edhe librin e 30-të ...
Mexhid Yvejsi jeton dhe vepron në Gjakovë, në Kosovë.
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 4 hereSelamun alejkum. Jam nje lexues i rregullt i mesazhit.com Allahu ju shperblefte per mundin se ka shum artikuj interesante ne lajmet kombetare dhe nderkombtare. deshta me ju ba nje pyetje vellezerve ne redaksi se sa keni njohje per librat e shrimtarit ose poetit te Mexhid Yvejsi sepse ne librat e tij ka shum artikuj te sufizmit Allahi na ruajte ne librat e tij ka edhe fjale te shirkut sepse ky vet eshte i tarikatit sufi sa une vete e di dhe te gjithe vellezerit sunit me kan treguar nga gjakova ku dhe une vet jam nga ky qytet nga goja e tij kritikohet gruaja e pejgamberit a.s. dhe sahabet keni frike Allahun verifikoni mire gjanat ne ra se pendohet dhe kthehet elhamdulilah perndryshe jeni pregjegjes per librat e tij Allahu na mundesofte me e kuptu te hakun hak dhe batilin batil Zoti na ruajte.
Ve alejkum selam, Abdullah, e lexova komentin tėnd, ju nė vend se tė komentoni rreth librit, ju shkruani rreth autorit tė librit, madje pa e njohur fare, por pėrmes tė tjerėve tė cilėt shpifin, pėrgojojnė, kėshtu vetveten e dėmtojnė...! Njerėzit e mėdhenj flasin, shkruajnė pėr ide, kurse tė vegjėlit pėr njerėz! Nėse nuk je i tillė, sė paku mos u ban, sepse njė ditė do tė bahesh pishman...! Me selame, Mexhid Yvejsi, Gjakovė
Abdullah, po thu: ne librat e tij ka shum artikuj te sufizmit Allahi na ruajte ne librat e tij ka edhe fjale te shirkut. Kjo po tregon qė asnjė libėr tė Mexhid Yvejsit nuk e pas nė dorė, as ti e as vllaznia tu. Kjo shpifje dėshmon qė ti dhe vllaznia e tu jeni rrenca dhe ose jeni krejt tė smutė mentalisht ose jeni tė pagum pėr me ba fitne ndėrmjet muslimanėve.
Abdullah kurre mos fol dhe shkruaj per dike me thashetheme te tjereve,Mexhid Yvejsi eshte nje dijetar te cilin e qmojin me shume jashte Gjakoves,eshte i vetmi nga Gjakova qe ftohet ne seminare nderkombetare per qeshtje te Fese islame.Mbasi qenke nga Gjakova takohu me te dhe bisedo dhe mandej vlerso ike