Sidnej - Në të gjitha filtrat e cigareve në botë gjendet një lëndë e marrë nga gjaku i derrave, bëhet e ditur nga një studim i kryer në Universitetin australian të Sidneit.
Lajmi bëhet i ditur nga “Daily Mail”, duke cituar studiuesin Prof. Simon Chapman, i cili vë në dukje se në të gjitha filtrat e cigareve përdoret homoglobinë e marrë nga gjaku i derrave. Prof. Chapman thekson se myslimanët dhe cifutët, të cilët nuk konsumojnë asnjë lloj produkti nga derrat, duhet të vihen në dijeni për këtë gjë.
Studiuesi i Universitetit të Sidneit bën të ditur se firmat e cigareve e kanë mbajtur të fshehur këtë lëndë, për arsye të ndikimit në shitjen e produkteve të tyre. Megjithëse një pjesë e konsumatorëve të cigares që i kanë të ndaluara produktet e derrit nuk do ta mirëpresin lajmin, Prof. Chapman thotë se një gjë e tillë nuk ka kuptim të mbahet akoma e fshehur.
Homoglobina gjendet në sasi të konsiderueshme në gjakun e derrave, dhe në filtrin e cigareve ajo pengon deri në një farë mase depërtimin e lëndëve helmuesi që gjenden te duhani.
Prof. Chapman thekson se disa firma cigaresh e kanë përdorur këtë lëndë në masë të madhe, duke e emërtuar atë në mënyrë jo të saktë. Sipas tij, deri më tani vetëm një firmë cigaresh në Greqi ka bërë të ditur se në produktet e saj gjenden lëndë nga gjaku i derrave, duke vënë kështu në dijeni personat të cilat e kanë të ndaluar konsumin e produkteve nga derrat. /gazeta start/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)