Jeta dhe veprimtaria ndër vite e akademik Pajazit Nushit, është treguar në një dokumentar, i cili si premier është shfaqur të hënën në darkë, para bashkëvendësve të tij, por edhe shumë mysafirëve të tjerë, kryesisht njerëz të shkencës dhe të artit nga Prishtina e Tirana.
Dokumentari me titull, “Mendjendrituri sojnik”, ka autor Jahja Shehun, i cili për më shumë se një orë, në fokus ka pasur jetën, veprimtarinë dhe rolin e Nushit dhënë shoqërisë kosovare, që nga vitet e hershme të pasluftës së Dytë Botërore e deri në ditët e sotme, dhënë arsimit dhe shkencës në Kosovë. Për këtë periudhë, përveç vetë protagonistit, kanë folur edhe veprimtarë dhe bashkëmendimtarë të tjerë,
kryesisht njerëz të shkencës me të cilët ka bashkëpunuar Nushi.
Vetë Nushi i emocionuar që në të gjallë të tij dikujt i ka rënë në mend për të realizuar një dokumentar për jetën dhe veprimtarinë e tij, tha ndër të tjera se: “vendi ynë me vlerë, Gjakova, këtë radhë ia shtoi vetes dhe një vlerë të posaçme sociale dhe etike. Për të gjalli të qytetarit te vet, mundësoi që në shiritin filmik
të paraqitet jeta e qytetarit të këtij vendi e përmbushur me ngjarje, në të cilat shpesh kam qenë subjekt, por kam qenë njëkohësisht edhe në disa situata të posaçme të pjesëmarrjes, në to. Në disa të tjera edhe dëshmitar i tyre”, tha Nushi, para dhjetëra mysafirëve nga Prishtina e Tirana.
Dr. Osman Kraja, ish zv/rektor i Universitetit të Tiranës dhe mik i ngushtë i akademik Nushit, tha ndër të tjera se “Nushi ka bërë shumë gjatë karrierës së tij për shkencën, arsimin, kulturën dhe çështjen kombëtare, e cila kulmoi me Kosovën e pavarur”.
Ndërsa Selvana Haxhikadria, drejtoreshë e Arsimit në KK të Gjakovës, tha ndër të tjera se: “të pakta janë ato personalitete të kulturës shqiptare, sikur akademik Nushi, të cilët aq ndjeshmërisht kanë qenë të lidhur me fatin e popullit dhe atdheut, në kohët më të liga të tij gjatë gjysmëshekullit të kaluar”. “Akademik Nushi gjithmonë ishte aty ku kërkohej mendja, ruajtja e substancës kombëtare si dhe
vizioni për lirinë e Kosovës”, vazhdoi Haxhikadria, e cila ka folur në emër të Komunës së Gjakovës./koha/
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull