Miliband, i cili ka dëshmua para panelit të komisionit hetues të luftës së Irakut të kryesuar nga sir John Chilcot, ka thënë se Britania e Madhe nuk duhet të marrë “mësime të gabuara” nga ndërhyrja e aleatëve për rrëzimin e diktatorit Saddam Hussein, pavarësisht se kishte një zemërim të madh në mbarë botën për mënyrën e ndërhyrjes.
“Mësim i gabuar do të ishte sikur Britania e Madhe do të lejonte që angazhimet ndërkombëtare t’i marrin tjerët”, ka deklaruar shefi i diplomacisë britanike, që gjatë kohës së luftës së Irakut ishte ministër Shëndetësie në kabinetin e kryeministrit Tony Blair. Ai mori kryesimin e Ministrisë së Jashtme pas ardhjes në krye të Qeverisë të Gordon Brownit.
“Ne nuk duhet të jemi pishman për veprimet tona para botës – sepse atëherë do të kemi arritje më të vogla në kuptimin botëror”.
Dëshmia e tij është pjesë e deklaratave dhe fakteve që komisioni ka kërkuar nga të gjitha ata që ishin të lidhur me vendimet që janë marrë për luftën e Irakut. Atij i është kërkuar nga panelistët të shpjegojë se pse kishte përkrahur luftën e Irakut, duke pasur parasysh se “kishte shpjegime të ndryshme” nga kryeministri Blair.
“Unë nuk shoh ndonjë mospërputhje në atë që ju po kërkoni”, ka ngulmuar Miliband. “Unë votova pro luftës pasi mendoj se shpërfillja e Kombeve të Bashkuara nga Saddam Husseini ishte një rrezik për paqen dhe sigurinë botërore, dhe duhej të ruhej autoriteti i Kombeve të Bashkuara”.
Ministri britanik po ashtu ka thënë se “të gjitha shërbimet inteligjente të botës” mendonin se Saddami kishte “material” të rrezikshëm për botën, duke iu referuar pretendimeve se diktatori irakian kishte armë të shkatërrimit në masë.
Hetimet e pasluftës kanë treguar se Saddam Hussein nuk kishte armë biologjike dhe kimike, dhe se nuk kishte lidhje me terroristët e “Al-Qaedas”, pretendimet mbi të cilat Blair dhe ish-presidenti amerikan Bush filluan luftën në Irak./koha/
Reklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 1 hereAutoriteti i Kombeve tė Bashkuara me dhjetra here eshte neperkembur nga Izraeli po ju kure nuke keni reaguar bile edhe i keni mbeshtetur vendimet e tyre.Me sa di une jane afer 30 rezollute te keshillit te sigurimit qe jane ende ne fuqi por asnjera nuk respektohet nga Izraeli pse valle nuk e mbroni edhe tash autoritetin e Kombeve tė Bashkuara ?