Ji si toka
Kur harruam origjinën tonë, u prishëm vetë dhe prishëm dhe të tjerët.
Ne jemi ujë dhe dhe`.
O njeri, ngjaji cilësive të elementëve, prej të cilëve je krijuar.
Ngjaji ujit …I pastër, i kthjellët, transparent…kudo që shkon, sjell dobi dhe mirësi.
Kërkues, i durueshëm…ai nuk e njeh dobësinë dhe lodhjen. Ndikon dhe gërryen në shkëmbin, që është shumë herë më i fortë se ai.
Bëhu si toka, prej së cilës jemi dhe drejt së cilës shkojmë. Toka gjithmonë prodhon dhe jep. Sa herë që e ujit dhe kujdesesh për të, ajo merr jetë, prodhon dhe të jep të mira pa fund.
Bëhu i pastër dhe ndjeje të mirën. A nuk e ke ndjerë erën e tokës, ku sapo kanë rënë pikat e para të shiut…Ti prej tyre je krijuar prandaj mos e bëj pis veten me gjynahe.
Bëhu si hekuri, i fortë në të drejtë. Goditjet e forcojnë dhe nuk e thyejnë. Sprova e zjarrit e shkrin , e pastron dhe e bën më të fortë.
Bëhu si floriri, i pastër, i pandryshueshëm çfarëdo që të ndodhë në ambientin përreth.
Bëhu si lulja që shkëlqen, të dhuron gjithmonë aromën e asnjëherë s'të kërkon çmimin e saj.
Bëhu si pema me fruta, fut nën hije këdo që shkon e vjen, i dhuron frutat e saj secilit që do t'i marrë, ta kthen me të mira edhe kur ti i gjuan me gurë, sepse siç thonë: "Çdo enë pikon atë që ka brenda".
Bëhu si fara e vogël, që kërkon mbrojtje nga toka e saj, çan rrugën pa zhurmë për në dritë e pastaj qëndron e fortë dhe e palëvizshme.
Bëhu si kalliri, që del nga barku i një fare, por me lejen e Zotit bëhet njëqind kokrra. Bëhu si ai, elastik, i pathyeshëm sado të fryjë era, sepse rrënjët e tij janë në tokën e tij dhe janë më të forta se çdo erë.
Bëhu si bleta e vogël, që ndalet vetëm tek lulet e mira, merr vetëm nektarin e pastër, dhe nxjerr vetëm mjaltë.
Bëhu si milingona, kërkuese në objektivin e saj çfarëdo që të ndodhë. Atë nuk e ndalin vështirësitë, nuk e dobësojnë pengesat, por vetëm sa i japin kurajo dhe jetë.
Bëhu si e gjithë natyra, që e refuzon të qëndruarit kot dhe pa punë.
A nuk e sheh ujin, që depërton dhe mbush të çarën më të vogël, e ti o njeri, krijesa më e nderuar e Zotit e le veten viktimë të kotësisë dhe papunësisë.
Bëhu një rob i bindur me dëshirë para Zotit tënd, i harmonizuar me të gjithë lëvizjen e universit rreth teje, që të lumturohesh në këtë jetë e në tjetrën.
Zoti nuk të krijoi ty, që të vuash, nuk të solli në tokë që të torturohesh, por përkundrazi, për ty nënshtroi gjithçka rreth e rrotull.
"Ne e nderuam njeriun, i dhamë atij mundësinë të lëvizë në tokë e në det dhe e dalluam nga shumë e shumë krijesa të tjera".
Dr.Galija El-Imam
/AO/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull