Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Nė Maqedoni 140 vetėvrasje gjatė 2011


E premte 27 Janar 2012 10:59

Mbi 140 vetëvrasje dhe 158 tentime për vetëvrasje janë regjistruar gjatë vitit 2011 në Maqedoni, raporton INA.

Në një raport të detajuar nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) të Maqedonisë jepen detaje mbi rastet e vetëvrasjeve, ku shumica e rasteve evidentohen në rajonin e Maqedonisë verilindore.

Numri më i madh i vetëvrasjeve janë kryer në rajonin e Shtipit, 35 vetëvrasje. Pas kësaj zone vjen Strumica ku janë kryer 22 vetëvrasje, 21 vetëvrasje në Shkup, 17 në rajonin e Manastirit dhe 15 në rajonin e Kumanovës, 14 vetëvrasje në rajonin e Tetovës, 9 vetëvrasje në Ohër, etj.

Sipas statistikave numri më i madh i vetëvrasjeve rezultojnë tek gjinia mashkullore, pasi që 100 raste të viktimave janë meshkuj, ndërsa 40 të gjinisë femërore.  Mosha e viktimave të vetëvrara janë mbi 30 vjeç, edhe ate 122 raste, ndërsa 14 raste janë të moshave prej 18 deri 30 vjeç.  Vetëvrasje me numër më të madh janë kryer me varje, më pas me përdorim të armëve të zjarrit, helmim si dhe hedhje nga treni.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve