Mëngjesin e ditës së hënë, qytetarët pogradecarë dhe ata të rajonit midis Korçës dhe Pogradecit kanë hasur një fenomen të rrallë. Sipas Balkanwebit, bora e dendur, që kishte rënë gjatë gjithë natës dhe kishte shkuar deri në 30 cm lartësi, nuk kishte ngjyrën e saj të zakonshme, por ishte e kuqërremtë. Më tepër, shtresa e dëborës me ngjyrë ka qenë e theksuar në fshatin Sovjan dhe atë të Pretushës. Po ashtu, shtresa e kuqërremtë që ka mbuluar edhe qytetin e Pogradecit dhe rrethinat e tij, ka ngjallur kureshtjen e banorëve. Për të moshuarit, dëbora me ngjyrë që mbuloi dje qytetin e Pogradecit dhe disa fshatra të Korçës, është një fenomen që nuk është parë më parë. Ndërsa specialistët e lidhin këtë fenomen me ekzistencën e grimcave me ngjyrë që ndodhen në hapësirë.
Për më tepër, kur bora e kuqërremtë ka pasuar një shtresë të konsiderueshme bore të zakonshme. Edhe më të moshuarit e kësaj zone janë habitur kur kanë parë që dëbora kishte ndërruar ngjyrë. "Unë i kam kaluar të 80-at, por nuk mbaj mënd që të bjerë nga qielli dëborë e kuqërremtë. Nuk kuptoj se çfarë po ndodh kështu", - pohoi një i moshuar nga Sovjani. Përtej çudisë tek banorët, deri dhe në përflitjen e një oguri jo të mirë, dëbora e 24 orëve të fundit që ka rënë në këtë zonë ka sjellë probleme të shumta për zonat e izoluara dhe një pjesë të mirë të akseve rrugore. Mësohet se situata më dramatike është në komunën e Velçanit, ku 40 familje po jetojnë në çadra pas prishjes së shtëpive të tyre nga shkarja e dheut para katër ditësh. Ilir Mane, kreu i komunës, pohoi se gjatë një kontakti me kreun e Emergjencave në Tiranë, Alfred Olli, është konfirmuar ndihma e menjëhershme për këto familje. Për shkak të dëborës mbi 40 centimetra dhe akullit në rrugë, Qafa e Plloçës dhe Qafa e Thanës mund të kalohet me vështirësi vetëm me zinxhirë. Ndërsa dhjetëra fshatra vazhdojnë të jenë të izoluar.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)