Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

Nėnshkruajeni marrėveshjen!


E marte 21 Shkurt 2012 9:35

 

Catherine Ashton, William Hague e Carl Bild i telefonuan Hashim Thaçit mbrëmjen e së hënës. Ata kërkuan nga pala kosovare që ta nënshkruajë marrëveshjen me Serbinë për përfaqësimin e vendit në nismat rajonale, në shkëmbim të hapjes së perspektivës evropiane të Kosovës.

Në Bruksel palët do të diskutojnë për fusnotën, por takimi i planifikuar për sot nuk dihet nëse do të mbahet, pasi që zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nuk ka mundur të udhëtoj për Bruksel, për siç është thënë, shkaqe teknike, raporton “Express”.

Sidoqoftë, mbrëmja e së hënës ka qenë shumë aktive, ku në lëvizje janë vënë shumë diplomatë të lartë evropianë dhe botërorë, duke përfshirë edhe ambasadorët e shteteve më me rëndësi në Kosovë.

Në orët e vona të natës së hënë, në Qeverinë e Kosovës janë mbledhur ehe shumica e ambasadorëve të vendeve perëndimore, në një takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin Thaçi.

Kryeministrit Hashim Thaçi i kanë telefonuar edhe kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton, sekretari i Jashtëm britanik, William Hague, shefi i Diplomacisë suedeze, Carl Bild dhe kongresistë amerikanë.

Burime të gazetës thonë se të gjithë këta aktorë të rëndësishëm të politikës ndërkombëtare, kanë kërkuar nga pala kosovare që ta nënshkruajë me Serbinë marrëveshjen për përfaqësim rajonal.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

9 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • arsimi E mėrkure 22 Shkurt 2012 8:32

    Ne vend qe ta detyrojne te kerkoi falje qeverine e Serbise kunder krimeve bera ne Kosove,keta bejne presion ndaj pales se demtuar qe te pranojme e te kthehemi ne vitin 1999 rezoluten 1244,hallall ju qofte dyftyrqesia e nderkombetareve e bete Kosoven ashtu siq e keni planifikuar shkatrrim ekonomik,njerezor e mos ti permendim...

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve