Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kulturė

artikuj
 

Nėnshkruhet marrėveshja kulturore Kosovė – Shqipėri

Haziri nėnshkroi programin e bashkėpunimit kulturor pėr vitet 2010-2012 me Ministrinė e Kulturės tė Shqipėrisė.

E shtune 8 Maj 2010 9:31

 

Ministri i Kulturës së Kosovës, Lutfi Haziri është takuar të premten në Tiranë me autoritetet më të larta të vendit, presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, ministrin e Jashtëm Ilir Meta. Gjatë takimit me këtë të fundit ai është njohur me përpjekjet që Tirana zyrtare ka bërë në vijimësi për njohjen e mëtejshme të statusit të Kosovës.

Kryediplomati shqiptar ka garantuar se “Shqipëria është e angazhuar dhe e gatshme për të bërë të gjitha përpjekjet e duhura për të siguruar pjesëmarrjen e Kosovës në të gjitha forumet dhe projektet e bashkëpunimit rajonal e më gjerë”.

Të njëjtën mbështetje ministri Haziri e mori dhe gjatë takimit me kryeministrin dhe presidentin shqiptar.

Haziri nënshkroi në Tiranë me homologun e tij Ferdinand Xhaferri programin e bashkëpunimit kulturor për vitet 2010-2012 me Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

“Kjo marrëveshje do t’i shërbejë nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kulturore të dy vendeve të të njëjtit popull. Për këtë arsye ne do të jemi mbartësit, por edhe gardianët e këtij programi të përbashkët. Etnokultura dhe gjuha jonë janë dy elementë, të cilët e kanë ruajtur dhe forcuar më shumë se çdo gjë tjetër identitetin tonë kombëtar. Prandaj ne, nuk duhet të kursejmë asgjë për forcimin e institucioneve tona të kulturës kombëtare, për nxitjen e talenteve të reja, dhe zhvillimin e burimeve kulturore”, tha kryeministri Berisha në bisedë me Hazirin.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 2 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve