Aty do të përcaktohen 9 grupet që do të luftojnë për 14 vende në Europian, duke qenë se Polonia e Ukraina janë të kualifikuara si vende pritëse. Shorti do të hidhet në Pallatin e Kulturës dhe të Shkencës, ku prej ditës së shtunë ndodhet edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga presidenti i Federatës Armand Duka dhe trajneri Josip Kuzhe.
Presidenti i UEFA-s Mishel Platini, deklaroi në prag të ndarjes së grupeve se dëshiron që të shortohen sërish Franca me Irlandën, duke parë mënyrën sesi u kualifikuan “Gjelat” në Botërorin e Afrikës së Jugut. Përsa i përket shortit, 51 ekipet janë ndarë në 6 vazo. 9 janë grupet që do të dalin nga ky short, 6 grupe me 6 skuadra dhe 3 me nga 5. Shqipëria ndodhet në vazon e pestë, ç’ka do të thotë se do të ketë në grup të paktën 4 skuadra më të forta. Eliminatoret e Europianit nisin më 3 shtator 2010 dhe mbarojnë më 11 tetor 2011, ndërsa më 11 dhe 15 nëntor 2011 do luhen plejofet. Sipas rregullave, nga çdo grup kualifikohen direkt 9 skuadrat e para si edhe e dyta më e mirë. Ndërkohë 8 ekipet e tjera luajnë në plejof./balkanweb/
Reklama 484 x 100.png)
Reklama 229 x 170.png)
Dr. Islam Hasani
Ubejd Gashi
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Iljasa Salihu
Kushtrim Gashi
Adnan Abrashi
Mr. Rrahman Ferizi
Milazim MUSTAFA
Gentian Jetishi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 2 hereeselamu alejkumflm per artikull, deshta tju sugjeroj qe vitit te cekur ne titull me ja shtu ne vend te zeros nje dysh se sic po shihet u haru.Allahu ju shperbleft per mirkuptim.
Po qysh more shorti per Euro 2010??