Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Nesėr nis ekshumimi i varrit nė Bardh tė Madh


E hėne 30 Gusht 2010 17:08

 

Kryesuesi i Komisionit për Persona të Zhdukur, pranë Qeverisë së Serbisë, Velko Odaloviq tha se ekshumimi në minierën e Bardhit të Madh do të nisë nesër (të martën). Në atë hapësirë, siç thuhet, gjendet trupat e pajetë të 25 serbëve, në mesin të cilëve 9 janë minatorë, të vrarë në vitin 1998, raporton agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug”.

"Do të jemi në Bardh të Madh të martën në ora 11 të mëngjesit për të nisur punën për ekshumim”, tha Odaloviq në një intervistë dhënë agjencisë “Tanjug” në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur.

Përpjekja e parë për ekshumimin e trupave në Bardh të Madh në vitin 2008 u anulua për shkak të një rrëshqitje të madhe dheu, para se të arrihej në thellësinë ku besohet se janë të varrosur trupat e pajetë.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

8 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve