Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Netanjahu-Abassit: Hamasin ose paqen


E marte 7 Shkurt 2012 9:46

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu deklaroi se Autoriteti Palestinez duhet të zgjedhë midis një traktati me Hamasin, “ose paqes me Izraelin”.

Ai foli disa orë pasi Presidenti palestinez Mahmoud Abbas tha se ai do të kryesojë një qeveri të unitetit midis Hamasit dhe Fatahut, përpara zgjedhjeve në Bregun Perëndimor dhe Gaza.

“Hamasi dhe paqja nuk do të ecin dorë për dore.Hamasi është një organizatë terroriste dhe ka për qëllim shkatërrimin e Izraelit”, shtoi ai.

Izraeli, muajin e kaluar dhe Autoriteti Palestinez zhvilluan bisedime e tyre të para pas më shumë se një viti, pa bërë ndonjë përparim të dukshëm.

Sipas reporterit të BBC-së në Ramallah, Abbas po shtyn përpara, përballë oponencës së Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara duke treguar zhgënjimin e tij me mungesën e progresit në bisedimet e ndërmjetësuara nga amerikanët./ora/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 6 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Sejdi Raci E marte 7 Shkurt 2012 10:01

    Na kane lodhe kta armiq te Islmit perqaj dhe sundo, edhe myslimanet nuk duhet me te bejne keso gabime te madha.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve