Nëqoftëse një nga veçoritë interesante që e bën Stambollin të jetë një prej qyteteve më interesante të botës është pozita e tij gjeografike, veçoria tjetër është historia që buron nga kjo pozitë. Shtrirja e qytetit në dy kontintente dhe kalimi në mes të tij i një rruge ujore që lidh Detin e Zi me atë të Mesdheut e ka bërë Stambollin të jetë një qytet interesant në çdo periudhë të historisë, madje edhe në kohët “prehistorike”. Sot në Muzeun Arkeologjik të Stambollit shikojmë prova të emigrimit të parë të njerëzve nëpërmjet Stambollit nga Afrika për në Evropë...
Kjo gjeografi e veçantë ka qenë në qendër e vëmendjes edhe gjatë gjithë historisë si dhe ka qenë kryeqyteti i tre perandorive. Me zgjerimin e Perandorisë Romake drejt lindjes, romakët kryeqytetin e tyre e kishin ngritur këtu nën emrin Roma e Re.
Me ndarjen më dysh të Perandorisë Romake në atë të Lindjes dhe Perëndimit, qyteti, i cili ishte kryeqyteti i Romës së Lindjes që do të fillojë të njihet si Bizanti, në 29 Maj të vitit 1453 kalon në duart e turqve osmanë dhe deri në shekullin e 20-të vazhdon të jetë kryeqyteti i osmanlinjve. Stambolli edhe sot është një qytet madhështor, marramendës dhe i pashoq që bart në vetvete trashëgimitë e 3 perandorive...
Ndërsa identiteti i mirëfilltë i Stambollit është formuar si rezultat i takimit dhe gërshetimit të kulturës së krishterë ortodokse bizantine, që kish zënë vend këtu mbi kulturën e Romës pagane, me kulturën myslimane turko-osmane. Për atë që sot arrijmë ta njohim dhe shohim Stambollin me trashëgimitë e perandorive të kaluara u detyrohemi osmanlinjve myslimanë. Osmanlinjtë respektuan të kaluarën e qytetit, u mburrën që ishin sovranët e rinj të një qyteti me një të kaluar të tillë dhe i dhanë atij kontributin e tyre unik.
Para se qyteti të kalonte në duart e turqve, kish jetuar një periudhë rrënimi përafërsisht 300 vjeçare. Sulltan Mehmeti i II, i cili në histori njihet me titullin Ngadhënjimtari për arsye se mori Stambollin, u mahnit kur e pa qytetin nga brenda edhe pse ishte kthyer në një rrënojë për shkak të mosmirëmbajtjes. Sovrani 21-vjeçar dha urdhër: “ky është një vend i përshtatshëm për t'u bërë çelësi i kontinenteve e deteve. Këtej e tutje fron për mua do të jetë Stambolli”.
Ai nxori dekret (ferman) për mbrojtjen pothuaj të të gjitha godinave e ndërtesave të rëndësishme me në krye kishën e Shën Sofisë. Siguroi rezervimin nga të ardhurat e qytetit të 13.000 lirave ari për të mbajtur në këmbë Shën Sofinë, një pjesë e kupolës së të cilës ish rrënuar përpara ngadhënjimit. Bëri përpjekje të mëdha për ta kthyer Stambollin në një metropol. U bëri thirrje bizantinëve që ishin larguar për t’u kthyer prapa, solli në Stamboll nga të katër anët e vendit të gjithë myslimanët dhe jo-myslimanët. Edhe vendosja e armenëve në Stamboll është realizuar pas ngadhënjimit të qytetit nga Sulltan Mehmeti II.
Siç shprehet edhe historiani Ilber Ortaylı, Mehmeti II ka qenë një “intelektual tipik i revolucionit të Rilindjes”... Në periudhën e tij në Lindje e Perëndim nuk ka patur burrë tjetër shteti që ta njihte aq sa ai kulturën orientale dhe atë oksidentale.
Ai dinte arabisht, persisht, greqisht, latinisht dhe italisht, si dhe kishte njohuri të thella në fushat e historisë e artit. Kish studiuar mbi Aleksandrin e Madh, Anibal-in, Keykavus-in e Cezarin dhe e shikonte veten si “trashëgimtarin e Romës së vjetër”… Studiuesi i historisë osmane Halil Inalcık thotë se në personalitetin e Mehmetit II ishin bashkuar tradita të sovranitetit turko-iranian-islam dhe romak. Ambasadorët italianë në raportet që dërgonin për në vendet e tyre rendisnin një sërë lëvdatash për padishahun e ri dhe shkruanin se e meta e vetme e tij ka qenë se ai nuk ishte i krishterë. Papa Pius II në letrën që i kish shkruar por që nuk arriti t'ia dërgojë Sulltan Mehmetit II në vitet 1460 thoshte se “për të drejtuar të krishterët nuk kishte nevojë për lekë, armë, ushtri dhe flotë” dhe se Mehmeti ishte aq i pushtetshëm sa mund të bëhej sovran i botës vetëm duke u pagëzuar me disa pika uji”.
Kurajën që Papa kish treguar për ti shkruar Sulltan Mehmet Fatih-ut një letër të tillë ku i bënte atij thirrje për të pranuar fenë e krishterë e kish marrë nga informacionet që i kishin mbërritur atij mbi interesimin që Sulltan Mehmeti II kishte për krishterimin. Sulltan Mehmeti i II-të kish kërkuar të dinte mbi fenë e krishterë, të cilës i përkiste një pjesë e shtetasve duke kërkuar nga patriku greko-feneriot në Stamboll, Gennadios, që të përkthente Biblën në turqisht dhe të shkruante për të një raport në lidhje me fenë e krishterë.
Po ashtu edhe më parë se kjo, menjëherë pas ngadhënjimit të qytetit, Sulltani i kish dhënë patrikut një dokument në kuptimin “besimin dhe të gjitha zakonet mund ti jetoni e ushtroni lirshëm”. Kurse patrikut të ri që kish emëruar i kish dhënë një kalë nga ahuri personal.
Sulltan Mehmeti II bisedonte edhe me dijetarët e fesë së krishtere edhe me ata të fesë islame. 1 vit pas marrjes së Stambollit nga Sulltan Mehmeti II, lideri shpirtëror i çifutëve, Izak Sarfati, u kish dërguar një letër besimtarëve të fesë së tij që jetonin në Evropën Qëndrore ku u thoshte: ”çifutët që jetojnë nën gjysmëhënën e kuqe janë më me fat se ata që jetojnë nën sundimin e kryqit. Ejani e jetoni në tokat osmane, nën hijen e fletëve të fikut e hardhisë”.
Shkurtimisht ai e përngjasonte jetesën e të huajve në Stamboll me jetën në parajsë. Ngadhënjimi i Stambollit është padyshim një ngjarje shumë e rëndësishme që ka mbyllur një periudhë dhe ka hapur një tjetër, por një perandor osman si Sulltan Mehmet Fatih-u II, ndërkohë që me gjenialitetin e tij ushtarak korri një sukses të tillë të madhështor, ai arriti edhe të garantojë në kryeqytetin e tij bashkëjetesën në paqe të shtetasve të feve, gjuhëve dhe kombësive të ndryshme.
Kjo është edhe një nga veçoritë më të rëndësishme të neglizhuar të marrjes së Stambollit nga turqit, ngjarje që për botën e krishterë shikohet si një nga fatkeqësitë më të mëdha të historisë së njerëzimit.
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)