Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Nikoliq: Tadiq duhet tė jep dorėheqje


E premte 3 Shtator 2010 11:40

 

“Shpresoj se do të kemi rezultat pozitiv sa i përket rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe jam i gatshëm të jap para nga financat e mia për ngritjen e një monumenti atyre që kontribuuan në këtë çështje. Mirëpo, frikësohem se do të përballemi me një përgjigje negative në Nju Jork”, u shpreh lideri i Partisë Përparimtare të Serbisë, Tomislav Nikoliq, në një intervistë dhënë të përditshmes serbe “Danas”.

Sipas fjalëve të tij, ata që përpiluan rezolutën dhe e dërguan atë në AP të OKB-së, duhet të japin dorëheqje në rast të dështimit të saj.

“Në rast të dështimit, Boris Tadiq duhet të jep dorëheqje. Fakti që Presidenti i Serbisë shkelë Kushtetutën dhe bën gjëra që nuk janë në kompetencat e tij, por që nuk më jep as mu të drejtën ta zëvendësojë atë. Mirëpo, unë besoj se ai është njeri i përgjegjshëm dhe do ta paraqes dorëheqjen e tij dhe do ta merr përgjegjësinë për politikën e tij të pasuksesshme”, theksoi Nikoliq.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

4 + 5 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve