Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Nimic pa propozime tė reja pėr emrin

Ndėrmjetėsi i OKB-sė, Metju Nimic tha se nuk ka ardhur nė Shkup me propozime tė reja, por pėr gjetjen e mėnyrave pėr pėrshpejtimin e negociatave pėr zgjidhjen e kontestit tė emrit.

E marte 21 Shkurt 2012 9:37

 

Ai këtë e konfirmoi në një konferencë me gazetarët, pas takimeve të zhvilluara me kreun shtetëror në Shkup.

"Nuk kam hapur asgjë të re në tavolinë, por kjo paraqet më shumë se një mision për gjetjen e fakteve. Kjo ishte një përpjekje dhe bisedë e thellë për gjetjen e mënyrës se si të vazhdohet me negociatat për zgjidhjen e kësaj çështje, sa më shpejt të jetë e mundur, për shkak se tangon rajonin dhe sigurinë globale", deklaroi Nimic, pas takimit me kryeministrin Gruevski.

Ndërmjetësi i OKB-së theksoi se sot ka dëgjuar qëndrimet e kryeministrit Gruevski dhe të anëtarëve të tjerë të Qeverisë, si dhe pozicionet rreth kësaj faze të procesit.

"Ata shumë qartë më kanë përcjellë qëndrimin e tyre dhe dëshirën e sinqertë për gjetjen e zgjidhjes, si dhe për negociata konstruktive me fqiun jugor. Dhe këtë do ta përcjellë deri tek Qeveria në Athinë. Unë nga ana tjetër, kam përcjellë qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare dhe të OKB-së për zgjidhjen e kësaj çështje, sa më shpejt të jetë e mundur", theksoi Nimic.

I pyetur se së shpejti a do të jap propozime të reja për zgjidhjen e emrit, Nimic theksoi se propozimet e reja dalin atëherë kur vlerësohet se janë të dobishme. "Si përfaqësues i OKB-së nuk jap propozime në rast se vlerësoj se nuk është koha e duhur", theksoi ndërmjetësi Nimic, duke shtuar se procesi i negociatave nuk ka afate.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve