‘Ekziston bazë për arritje të marrëveshjes...’. Kjo është përshtypja e ndërmjetësit në kontestin për dallimet rreth emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, Metju Nimic, pas takimeve të sotme me autoritetet greke në Athinë, të parat pasi në pushtet erdhi Jorgos Papandreu. Ngjashëm si pardje në Shkup, ai edhe në Athinë përsëriti se emri i shtetit është çështja kyçe për të cilën bisedohet, ndërsa çështjet tjera që janë shfaqur gjatë viteve trajtohen si të dorës së dytë.
‘Është e qartë se ekziston dallim mes pozicionit të Shkupit dhe pozicionit të Athinës, njerëzit kanë interesa të ndryshëm nacional, por besoj se ekziston bazë për të arritur zgjidhje’, deklaroi Metju Nimic, ndërmjetësues i KB-ve.
Nimici sot u takua me Papandreun, me zëvendës ministrin e punëve të jashtme Dimitris Drucas dhe me liderin e partisë opozitare Demokracia e Re, Antonis Samaras. E ka informuar palën greke për bisedimet që i ka pasur me autoritetet maqedonase.
Sipas zëdhënësit të ministrisë greke për punë të jashtme Grigoris Dellavekuras, ndërmjetësi u ka kumtuar se ‘në Shkup ekziston vullnet për përparim të procesit’. Nimici theksoi se edhe Drucasi e ka bindur se Athina mbetet krejtësisht e përkushtuar në zgjidhjen e problemit përmes zgjidhjes së përbashkët, gjë që do t’ia hap dyert shtetit drejt strukturave euro atlantike. Në këto vizita të para të dy kryeqyteteve, të cilat vijojnë pas një pauze shtatë mujore në procesin që zhvillohet nga KB, ndërmjetësi nuk solli propozime të reja , por siç tha, në tavolinë akoma qëndrojnë sugjerimet e tij të vjetra. Pas takimeve me autoritetet maqedonase dhe greke, ai paralajmëroi se ka ide se si të zhvillohet procesi më tutje. Vlerësimi i tij është se tani është koha e mirë për zgjidhjen e kontestit./alsat-m/
Frosina Cvetkovska
Reklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull