Ankthi po ashtu mund të trajtohet me këtë pemë, sepse banania përmban triptofan i cili ka madje edhe efekt sedativ.
Bananen duhet ta inkuadroni në ushqimin e përditshëm me pemët tjera, sepse në këtë mënyrë në mënyrë preventive do të ndikojë në degjenerimin makular dhe të mbrojë sytë dhe është ruajtëse e mirë e eshtrave, si dhe e nyjave. Po ashtu, nëse personi e tepron me pijen dhe vuan nga mamurllëku mjafton që të përgatisë një milkshake ushqyes me banane dhe pak mjaltë, dhe të gjitha funksionet e organizmit i këndellen më shpejt.
Bananet kanë edhe mundësinë për të qetësuar stomakun e trazuar dhe që brendësinë e stomakut ta mbrojnë nga dëmtimet, para së gjithash nga i thati.
Kombinimi i bananes dhe i qumështit dihet që zvogëlon tajitjen e acidit të stomakut, ashtu që vetë kombinimi i materies së bananes stimulon qelizat në muret e stomakut për të krijuar shtresë më të trashë mbrojtëse rreth brendësisë së stomakut.
Një banane e vetme me madhësi mesatare ka rreth 450 gramë kalium, çka do të thotë që na mbron nga arteroskleroza e enëve të gjakut dhe sëmundjet e muskulit të zemrës dhe njëlloj kështu përmban edhe vitamina C, fibra dietale dhe mangan, ndërsa vitaminë B6 ka aq sa për të përmbushur rreth 35 për qind të nevojave ditore të organizmit. /koha/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Ky artikull eshte komentuar 3 hereKu rriten kto banane me 450 gr kaliummos keni desht me thene 45g kalium per nje banane....
4.5 gr pasi 1 gr i ka 1000 mg pasi 45 gram jane shume dhe do te behej nje crregullim i joneve ne lengun brenda dhe jashte qelizor pasi Natriumi dhe Kaliumi jane jonet kryesore .
sigurisht se 450 mg. me mirkuptim.