Në ditët e sotme është diçka normale që edhe fëmijët të hyjnë në rrjetet e komunikimit social në internet si Facebook, Bebo dhe Myspace. Por rreziqet për fëmijët në internet janë diçka reale. Në Britani, një shoqatë që merret me sigurinë e fëmijëve në internet ka ndërmarrë një fushatë, në qendër të së cilës është instalimi i një butoni të posaçëm në faqet e internetit, i ashtuquajtur buton i panikut, i cili funksionon njëlloj si një sinjal alarmi në një shtëpi që grabitet.
Ministria e Brendshme Britanike po kërkon tani që ky buton të vendoset edhe në Facebook, që është rrjeti më i madh i komunikimit social në internet. Kjo është faqja e dytë më popullore në Internet pas Google. Ndërsa në Shtetet e Bashkuara ajo ia kalon faqes Google për nga numri i vizitorëve. Facebook tha javën e kaluar se po shikon mundësinë që ta instalojë këtë buton në disa faqe të sistit të saj britanik./voa/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)