Një kompani gjermane po përpiqet të rivalizojë me gjigandin Apple të teknologjisë amerikane, duke krijuar një produkt të ngjashëm me iPAD-in.
Kompania gjermane Neofonie ka prodhuar kompjuterin WE-PAD, i cili është dizenjuar në Berlin, ku kompania ka edhe zyrat, por prodhohet në Azi. Ai mund të ngjajë si i-PAD, por prodhuesit e WE-PAD-it këmbëngulin se është shumë i ndryshëm.
WE-PAD ka dy vende për vendosjen e USB-së që është pajisja për të regjistruar informacionin dhe është pajisur me një kamerë, që i lejon përdoruesit të kenë akses në programet e video-konferencave, ashtu sikurse Skype.
Porositë e para për WE-PAD-in fillojnë në fund të muajit dhe çmimi fillestar do të jetë 449 EURO. Por kompania Neofonie thotë se, që para daljes në treg të këtij kompjuteri, ka marrë paraprakisht 20 mijë porosi. /VoA/
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Sali Shasivari
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)