Gërhama e frymëmarrjes së tij dëgjohej bashkë me shumësinë e lutjeve dhe përkujtimeve për All-llahun dhul-xhelal, aq më tepër në mëngjeset e freskëta që për të s’paraqitën kurrë pengesë për të qenë rob i denjë i përuljes ndaj Zotit.
Po dita e enjte sikur po bënte një llogari më ndryshe në raport me të, sikur përvjetori i lindjes së Muhammed Mustafasë s.a.v.s. do ta gjente diku tjetër...
Pasi falet rekati i parë i farzit të sabahut, në të cilin imami lexon vargje nga sureja Er-Rrahman dhe vazhdojnë me përulje në ruku dhe sexhde, në rekatin e dytë atë s’e mbajnë më këmbët (në dynjanë e lodhshme) dhe iu dha shenja drejt amshimit të ndritshëm mu si freskia e atij mëngjesi, bile edhe më shumë, dhe mu si freskia e zemrës së mbushur përkujtim, bile edhe më shumë.
Rruga për në spital, ndonëse e mbushur shpresë për një “rikthim” a shpëtim, mbetet shenjë e vëllazërisë, dashurisë vëllazërore dhe e përpjekjes për ta mbajtur gjallë dorën e ndihmës reciproke, por jo edhe të ndaljes së udhëtimit të tij drejt ahiretit.
Jo çdokush pati dhe ka një nder të tillë të kalimit në ahiret në kohën më të mirë, në gjendjen më të mirë, në vendin më të mirë, me fjalët më të mira, në veprën më të mirë, me njerëzit më të mirë...
www.mesazhi.com
Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.comReklama 229 x 170.png)
Mr. Bashkim Aliu
Nexhmedin Spahiu
Mr. Ajni Sinani
Mr. Muhidin Ahmeti
Nexhmedin Spahiu
Artan Musliu
Blerim Gashani
Mr. Iljasa Salihu
Xhevahire Abazi
Milazim MUSTAFA
Opinione te lexuesve
Merjem Gashi
Reklama 228 x 90.png)