Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Vitrina e librit

artikuj
 

Njerėz tė mėdhenj

Tė flasėsh mbi njerėzit e mėdhenj qė erdhėn pas tė Dėrguarit tė fundit tė Zotit, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė njė nder i veēantė.

E premte 9 Prill 2010 18:31

 

reth tyre janë shkruar libra e libra, por kjo asnjëherë nuk mjafton, sepse historia e tyre nuk është rrëfyer asnjëherë pa ndonjë mangësi.

Edhe ky libër i vogël sigurisht nuk ka synim plotësimin e këtij rrëfimi, sepse thjesht është e pamundur që një gjë e tillë të bëhet në kaq pak faqe.

Por e veçanta e këtij libri është mënyra dhe rruga që ka zgjedhur autori për të na ofruar si model para syve tanë këta njerëz të mëdhenj. Një trajtese modeste, por shumë e këndshme dhe kuptimplotë.

Ajo që i transformoi këta njerëz nga beduinë të thjeshtë në njerëz të mëdhenj, ishte Libri i Zotit, Kur’ani Famëlartë. Libri hyjnor dhe mrekullia e përhershme. Me këtë Libër, ata bënë sytë të shohin dhe veshët të dëgjojnë të vërtetën hyjnore dhe ngritën qytetërimin e drejtësisë dhe të paqes në botë.

Ai është një Libër të cilit nuk mund t’i mvishet e kota, pasi është Libër i Krijuesit të Urtë. Ai është Libër udhëzimi, mëshire, përgëzimi, shprese, drite dhe gjykues i drejtë. Ai udhëzon në më të mirën. Ai është lavdia e këtij Ummeti, madhështia dhe udhëzuesi i rrugës së drejtë.

Njerëzit e mëdhenj ishin të ndërgjegjshëm për këto karakteristika të Kur’anit Fisnik, prandaj edhe e bënë atë bashkëshoqëruesin e tyre më të mirë, mikun e tyre më të afërt, duke e lexuar natën dhe ditën. Ata e mësonin përmendësh, i kushtonin rëndësi mësimeve dhe konkluzioneve, kërkonin bereqet nga Zoti nëpërmjet Kur’anit dhe i zbatonin porositë e tij në jetë.

Gjithnjë duke pasur si pikënisje raportin e tyre ndaj Kur’anit Fisnik, autori edhe trajton në këtë libër temat në vijim:

 

- Devotshmëria tek njerëzit e mëdhenj;

- Deklarimi i parimeve tek njerëzit e mëdhenj;

- Dijet e njerëzve të mëdhenj;

- Durimi tek njerëzit e mëdhenj;

- Forca e personalitetit tek njerëzit e mëdhenj;

- Bujaria tek njerëzit e mëdhenj;

- Modestia tek njerëzit e mëdhenj;

- Vendosmëria tek njerëzit e mëdhenj;

- Përkujtimi i Zotit është jetë.

 

Të dhëna mbi librin:

 

Titulli: Njerëz të mëdhenj

Autor: Amër Halid

Përkthyes: Elmaz Fida

Numri i faqeve: 132

Formati: A5

Viti i botimit: 2009

Çmimi: 150 den / 2,5 €




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 3 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve