Janë alarmuar organet dhe inspektoratet kompetente për paraqitjen e një njolle të naftës, që është vërejtur në sipërfaen e ujit në Liqenin e Ohrit në orët e pasditës, në pjesën ndërmjet portit të vjetër dhe portit actual, në qendër të qytetit.
Personat e autorizuar nga inspektoratet dhe nga Qednra për shëndetin public, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marë mustra për analiza, rezultatet e të cilave do të bëhen të ditura gjatë ditëve të ardhshme, bashkë me ndotësin, ndaj të cilit do të ngrejnë procedurë konform rregullativës ligjore- ku parashihet shqiptimi i dënimit deri në dy mijë euro.
Një ndotje e ngjashme është evidentur gjatë muajit prill të vitit të kaluar, kur poashtu është paraqitur një njollë e madhe e naftës.
Duke iu referuar ngjarjes së vitit të kaluar, kur kompetentët paralajmëruan identifikimin e ndotësit dhe marrjen e masave ndëshkimore, dënimit të ndotësit, deri më tani nuk ka rezultate nga analizat dhe zbardhja e rastit.
Kësaj here, kompetentët premtojnë se rezultatet e analizave do të dihen brënda dy ditëve të fillimit të javës.(M.Latifi/INA)
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull