Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Artikuj

artikuj
 

Nostalgji mbi njė miqėsi tė vjetėr

Sa keq pėr ata qė shkojnė kundėr me atė qė populli dėshiron ...

E premte 12 Mars 2010 18:15

 

Autor: Ramadan CIPURI, Gazeta Start

 

Nuk e di pse më lindi nevoja të jem pak me i ndjeshëm në këtë që vendosa të shkruaj kësaj radhe. Pse jo, mbase u ndikova nga kontradiktat e shumta që kemi lexuar ditëve të fundit nëpër faqet e gazetave shqiptare, por akoma më shumë edhe nga një analizë mbi Shqipërinë që Melih Arat shkruan, një emër i njohur i penës së analistëve turq e që komenton në gazetën më të madhe turke Zaman, me tirazh ditor mbi 1 milion.

... Për të qenë i sinqertë, ndoshta nostalgjia që më ka mbetur ndaj Turqisë ku kalova vitet më të bukura të jetës sime, ato të studimeve të larta universitare më bëri të ndihem si i pabesë ndaj miqve të mi dhe dashurisë së popullit turk ndaj nesh, pas komenteve të shëmtuara që u serviren si pjesë të një plani të madh për ringjalljen e “Perandorisë Osmane”...

Teksa po lexoja z. Arat, “I vetmi vend në Evropë që mund të jetosh ...” bëra paralelizime me të nderuarit analistë shqiptarë, që dikush i quajti zëdhënës të ambasadës amerikane, e dikush tjetër manipulator... Ndoshta pse jo, shkrimin e z. Arat dikush mund ta komentojë si pjesë të planit “Davutoglu” (Ministër i Jashtëm i Turqisë), por e vërteta mbetet e vërtetë; të gjitha këto që fliten mbeten thjesht nëpër letra pasi miqësinë midis dy popujve tanë nuk e cenuan dot as shekujt që jetuam së bashku, ku dikush i komentoi turqit si pushtues e dikush në tjetër mënyrë... Pavarësisht se çfarë shkruhet, popujt e duan njëri-tjetrin dhe kurrsesi nuk ndikohen nga “viroza” stinore që nuk kanë nevojë as për një “paracetamol”.

Për katër vjet me radhë në Stamboll, i ndier si i privilegjuari në komunitet, mësova shumë mbi miqësinë dhe sinqeritetin e popullit turk ndaj nesh; por këtë gjë, pavarësisht “viruseve nul” që sorollaten jo rrallë majtas e djathtas, më vjen mirë që e shikoj edhe tek ne si popull. Vetëm disa ditë më parë, teksa po darkoja me prindin e një studenteje të suksesshme në Universitetin Epoka, universitet ku unë jam lektor, ai më përforcoi akoma më shumë atë që unë ndieja dhe kisha parë prej kohësh. Zotëria, një burrë rreth të 50-tave, biznesmen mjaft i njohur, më tha që “Vajza ime mbaroi kolegjin turk dhe unë jam shumë i impresionuar nga ndryshimet që ajo ka si në sjellje, ashtu edhe në perceptimin e gjërave. Po të kem edhe 300 fëmijë të tjerë do t’i çoja përsëri në këto institucione. Janë të vetmit që mund t’ua besojë fëmijët, pasi tashmë e kam provuar”... dhe këto janë investime turke në vendin tonë ...

 

Ato që ai më tha po i shoqëroj me disa nga fjali të analistit të njohur turk, Melih Arat:

... Në një rrugicë të Tiranës, ishte mbrëmje e vonë kur pashë dy burra në moshë që u përshëndetën dhe përqafuan. Kjo skenë më pëlqeu aq shumë sa nuk mundem ta shpjegoj...

... Sa herë që marr taksi për të lëvizur, taksixhinjtë e Tiranës tregohen shumë miqësor kur mësojnë se jam turk. Shqiptarët janë shumë të dashur me turqit...

... Brigjet e bukura të Adriatikut, që gjithkush do t’i kishte zili ...

... Një herë në javë unë jap leksione masteri në Universitetin Epoka. Edhe pse në orën 18:00, një orë e vonë kur studentët janë kthyer nga puna, më çudit dhe më kënaq fakti se sa të përkushtuar janë këta njerëz për dijen. E dua këtë popull ...

 

Këto janë vetëm disa fraza të shkurtra që përcjellin sinqeritetin e mikut turk ndaj vendit dhe popullit tonë. Pa dashur ta zgjas më tepër, ajo që dua të them është se miqësia midis dy popujve tanë nuk mund të luhatet kurrsesi nga asnjë shkrim që unë e quajta “virozë stine” e dikush tjetër porosi të ndonjë selie diplomatike. Ajo është e skalitur në jetën e vetë këtyre popujve. Ata e jetojnë dhe e përcjellin këtë brez pas brezi...

 

... Sa keq për ata që shkojnë kundër me atë që populli dëshiron ...




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 7 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i artikujve