Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Ekonomi

artikuj
 

Nuk kontrollohet tregu i ēmimeve

Ngritja e ēmimeve nė vigjilje tė festave tė fundvitit ėshtė njė fenomen, i cili pėrsėritet ēdo vit. Nė Kosovė nuk ka ende njė mekanizėm tė veēantė qė e kontrollon ngritjen e ēmimeve, por nė komunat e Kosovės ka inspektorė tė tregut, tė cilėt merren edhe me kėtė ēėshtje, raporton Radio Evropa e Lirė.

E diel 25 Dhjetor 2011 13:51

Qytetarët e Kosovës furnizimin me artikuj të ndryshëm për festat e fundvit zakonisht e bëjnë në kryeqytet. Zëdhënësi i Komunës së Prishtinës, Muhamet Gashi, thotë se për të shmangur rritjen e çmimeve, fenomen ky i cili përsëritet sa herë që vijnë festat e fundvitit, Inspektorati i tregut në Komunën e Prishtinës ka intensifikuar aktivitetet.

“Inspektorët e tregut, të cilët kontrollojnë këto fusha, çdo ditë janë në terren dhe raportojnë për të gjeturat. Shpresojmë se gjatë këtij fundviti tregtarët të tregohen më të kujdesshëm, duke pasur parasysh edhe gjendjen e rëndë ekonomike të qytetarëve”, thotë Gashi.

Në bazë të një raportit të Inspektoratit të tregut, në Komunën e Prishtinës, deri më tani vërehet një rritje e lehtë e çmimeve të të gjitha produkteve. Muhamet Gashi thotë se ngritja e çmimeve vërehet në tregje me pakicë dhe në supermarketet e kryeqytetit.

“Sipas raportit që posedojmë, vërehet një ngritje e çmimeve në prag të festave të ndryshme. Edhe për festat e fundvitit ka ngritje të lehtë të çmimeve krahasuar me çmimet e mëparshme”, konfirmon Gashi.

Në anën tjetër, përfaqësues të bizneseve kritikojnë autoritetet kosovare për moskrijimin e një mekanizmi të veçantë, i cili do të merrej me kontrollin e tregtarëve, të cilët rrisin çmimet në prag të festave të ndryshme.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesit, Agim Shahini, thotë se inspektorët e tregut duhet të jenë këto ditë më shumë në terren dhe t’i monitorojnë tregtarët.

“Nuk ka ndonjë mekanizëm të veçantë që kontrollon çmimet, por ka një mekanizëm që kontrollon respektimin e çmimeve. Inspektorët e tregut janë ata, të cilët duhet të jenë këto ditë më shumë në terren dhe të shikojnë a po respektohen çmimet në raft dhe çmimet që janë në shitje, apo po respektohet vënia e çmimeve në produkt”, vlerëson Shahini.

Shahini thekson se derisa në të gjitha vendet e botës gjatë festave të fundvitit ka rënie të çmimeve, në Kosovë ndodh e kundërta dhe kjo, siç thotë Shahini, për shkak se bizneset kosovare zakonisht i presin këto festa si mundësi më të mirë për të fituar.

“Kjo nuk është në rregull, kur dihet se xhepi i konsumatorit kosovarë është i varfër, kur dihet se edhe fuqia konsumuese e Kosovës është e vogël dhe kjo duhet të eliminohet”, thekson Shahini.

Ndryshe, përveç ngritjes së çmimeve në prag te festave të fundviti, çmimet e artikujve ushqimorë në Kosovë, kanë filluar të ngritën që nga fundi i vitit të kaluar dhe kanë vazhduar pa pasur rënie edhe gjatë këtij viti.

Njohës të çështjeve ekonomike kishin deklaruar se nëse një trend i tillë vazhdon, mundësia e një shpërthimi social është shumë real./Ekonomisti/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve