Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Rajon dhe Botė

artikuj
 

Obama deklaron fundin e luftės nė Irak


E mėrkure 1 Shtator 2010 14:01

 

Barack Obama është presidenti i dytë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që deklaron fundin e luftës në Irak. George Bush e bëri këtë më 1 maj të vitit 2003, ndërsa Obama të martën mbrëma nga Zyra Ovale, transmeton TCH. Presidenti komunikoi fundin e misionit të luftimeve amerikanë në Irak. "Pasi paguam një çmim të madh, tani duhet të kthejmë faqen e historisë dhe të lëmë irakianët që marrin tërësisht në dorë situatën e sigurisë", tha Obama. Gjatë fjalimit të shumëpritur, Obama nuk foli për fitore ushtarake, por e cilësoi si një moment historik fundin e luftës. "Sot njoftoj se misioni i luftimeve në Irak ka përfunduar. Operacioni 'Liria e Irakut' u përmbyll dhe irakianët janë përgjegjës për sigurinë e vendit të tyre", tha Obama. Kreu amerikan theksoi se janë tërhequr 100 mijë ushtarë amerikanë nga Iraku dhe janë mbyllur qindra baza, ndërsa shumë prej tyre iu janë transferuar irakianëve.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 3 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • Genti E enjte 2 Shtator 2010 13:15

    Kesaj pune i thone keshtu :Nje here po te shkaterroj se nuk po me pelqen se si je,e tani po te ndertoj ashtu siq dua une.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve