Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
Iftari i mbrėmshėm nė Shtėpinė e Bardhė  

Obama pro xhamisė afėr vendit tė Kullave Binjake

Gjatė fjalimit nė iftarin e djeshėm Obama u shpreh” Muslimanėt kanė tė drejtė tė praktikojnė fenė e tyre si ēdokush tjetėr.”

E shtune 14 Gusht 2010 9:20

Presidenti i SHBA-ve Barak Obama të premten miratoi planet për ndërtimin e xhamisë dy blloqe pranë vendit të ish-Kullave Binjake në qytetin e Nju Jorkut, duke deklaruar se “muslimanët kanë të drejtë për të praktikuar fenë e tyre si çdokush tjetër në vend.”

Duke folur gjatë iftarit që tanimë organizohet nga Shtëpia e Bardhë çdo vit gjatë muajit të Ramazanit Obama tha se të gjithë amerikanët kanë të drejtë të adhurimit që zgjedhin ata.

“Kjo përfshin të drejtën për të ndërtuar një vend adhurimi dhe një qendër për komunitetin në një pronë private në Menhetenin e ulët, sipas ligjeve dhe rregullave vendore, tha Obama. “Kjo është Amerikë, dhe vendosmëria jonë për liritë fetare duhet të jetë e patundur.”

Obama shtoi: “ Islami nuk është armiku ynë por Al-Kaida është.”

“Ne kurrë nuk do të harrojmë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit dhe gjithmonë duhet të krenohemi me ata që ju kundërpërgjigjen këtyre sulmeve-prej zjarrfikësve që mbushen shkallët gjatë kohës së zjarrit e deri tek forcat tona që shërbejnë në Afganistan sot,” tha ai.

Ndër të tjera Obama tha se Ramazani na përkujton neve se Islami është pjesë e Amerikës.

Në Iftarin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë ishin të pranishëm përmbi 100 mysafir përshirë aty dy kongresmenët muslimanë dhe ambasadorë e zyrtarë nga kombe të ndryshme muslimane./msnbc/mesazhi/

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

2 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve