Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Bota Jonė

artikuj
 

OBSH heton veten pėr korrupsion rreth gripit tė derrit


E premte 15 Janar 2010 18:12

 

Pasi në Britani kanë zvogëluar për një mijë parashikimet për vdekjen e 65 000 personave nga gripi i derrit, kurse europarlamenari dr. Wolfgang Wodarg ka imponuar hetimin mbi gripin e derrit si “pandemi e rrejshme”, ka reaguar edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (WHO), transmeton Vecernji list.

Zëdhënësja e kryetares së kësaj organizate dr. Margaret Chan,  Fadela Chaib ka publikuar se një ekipi të pavarur të ekspertëve do t’i besohet hetimi lidhur me atë se kush çfarë roli kishte me rastin e shpërthimit të epidemisë së gripit të derrit, si dhe a ka pasur manipulime të opinionit publik me qëllim të krijimit të përfitimeve për dikë.

Pra, WHO do të hetojë veten, pasi pikërisht ajo, bashkë me kompanitë multinacionale farmaceutike, akuzohen se edhe me ndihmën e lobit mjekësor kanë krijuar histeri vetëm e  vetëm që të përfitojë shuma të mëdha parash.
Zëdhënësja Fadela Chaib ka thënë se askush nuk do të kursehet, kurse rezultatet e hetimit do të publikohen. Por, ajo nuk ka thënë se kur do të fillojnë hetimet.




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 7 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 1 here
  • tuka E shtune 16 Janar 2010 14:33

    muslimanet e kan dit se kjo ashte rren, dhe shperlarje parash.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve