Oda Ekonomike e Kosovës në emër të 15 mijë ndërmarrjeve anëtare shpreh shqetësimin e thellë në lidhje me raportet joprofesionale mediale në lidhje me gjendjen e tokës bujqësore në Kosovë, të bazuara në një raport po ashtu joprofesional të projektit “EULUP”, që e cilëson tokën bujqësore të helmuar dhe me rrezik për kultivim të kulturave të ndryshme bujqësore.
Toka, si një input i rëndësishëm në zinxhirin prodhues dhe kultivues të shumë produkteve, reflektohet në masë të madhe në cilësinë e produkteve finale, prandaj raporti i fundit bie ndesh me realitetin e tre viteve të fundit, ku prodhuesit kosovarë kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në eksportimin e produkteve bujqësore cilësore në të gjitha tregjet e rajonit dhe BE-së, të certifikuar me të gjitha standardet ndërkombëtare për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit, përfshirë edhe Global Gap dhe HACCP.
Një raport profesional kërkon vlerësimet e laboratorëve, argumentet shkencore, hipotezat e verifikuara dhe rekomandimet konkrete. Raporti i projektit “EULUP”, nuk e plotëson asnjërin nga këto kritere dhe si i tillë nuk i kontribuon përmirësimit të gjendjes aktuale por vetëm dëmtimit të imazhit të Kosovës që në masë të madhe është dëmtuar me vite nga raporte “ndërkombëtare” të bazuara në percepcione e jo në argumente.
Kosova ka nevojë për një analizë gjithëpërfshirës të ndotjes së ambientit dhe, në përputhje me të, të marrë masa radikale për reduktim të ndotjes, mirëpo kjo të mos shërbejë për informata alarmuese dhe shkatërruese për ekonominë e vendit.
Është shqetësuese që në këtë raport janë atakuar mu ato produkte, në të cilat është investuar më së shumti në transferin e teknologjisë, sistemit know –how, përvojat me të avancuara evropiane dhe këto produkte kanë filluar të promovojnë vlerat e Kosovës, përmirësimin e imazhit, efekt pozitiv ekonomik dhe inkurajues për sektorin e bujqësisë.
OEK përkrah MBPZHR, MAPH dhe Komisionin Evropian në adresimin e drejtë dhe gjithëpërfshirës të kësaj çështje, bazuar në ekspertizë shkencore./koha/
Muhamed Murtezi
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Nexhmedin Spahiu
Opinione te lexuesve
Hamdi Nuhiju
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Opinione te lexuesve
Mr. Iljasa Salihu
Hamdi Nuhiju
Reklama 228 x 90.png)
Komentet
Nuk ka komente per kete artikull