Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Ofendimet: Simptome tė njė shoqėrie tė sėmurė


E shtune 28 Janar 2012 13:42

Brohoritjet anti-shqiptare të lëshuara nga tifozët maqedonas dhe një pjesë e hendbollistëve të kombëtares në hendboll gjatë Kampionatit Evropian që po mbahet në Serbi nuk janë asgjë tjetër përveç se simptoma të një shoqërie të izoluar që po përballet me mungesë të demokracisë. Kështu u shpreh gazetari Branko Gerovski, në emisionin e mbrëmshëm ‘Rruga Drejt’
“Ato ngjarje janë simptome të një shoqërie të sëmurë, të izoluar dhe autoritare dhe për mua këto ngjarje sinqerisht të them nuk janë surprizë pasi nëpërmjet tyre po kërkohet ndonjë mënyrë, ventil ose platformë në të cilën mund të bashkohen kushtimisht thënë maqedonasit, gjegjësisht të bëhet bashkimi i njerëzve të cilët objektivisht nuk kanë arsye tjera më serioze për tu gëzuar, për të promovuar ndonjë krenari kombëtare pasi ne jemi një shoqëri ku mbizotëron mjerimi, varfëria. Ky është një fakt tani më i njohur jo vetëm, për ne në Maqedoni po për të gjithë që na shohin”, tha Branko Gerovski, gazetar.
Analisti, Ibrahim Mehmeti tha se reagimi i autoriteteve lidhur me shfryrjet anti-shqiptare të tifozëve maqedonas ishte i zbehtë dhe kjo heshtje sipas tij ka për qëllim krijimin e një realiteti të rrejshëm multi-etnik.
“Nuk është problem se ndodhin incidente, ato ndodhin dhe do të ndodhin gjithandej, problem është se si reagohet ndajë incidenteve. Ne kishim pyetje për politikanët edhe shqiptarë edhe maqedonas se çfarë ata mendojnë për këto fyerje, incidente dhe ofendime, ata thonë se ne nuk i kemi parë, nuk kemi dëgjuar d.m.th sillen në një mënyrë indiferente, dëshirojnë ta minimizojnë dhe të injorojnë një realitet dhe përpiqen të krijojnë një realitet të rejshëm”, deklaroi Ibrahim Mehmeti, analist.
Ndërkohë, anëtari i FFM-së dhe studiues i incidenteve ndërentike në sferën e sportit,  Ivan Anastasovski, thotë se tifozët maqedonas që sistematikisht lëshuan brohoritje anti-shqiptare, nuk janë huliganë por grupacione të motivuara politikisht që për detyrë kanë të lëshojnë porosi të zëshme.
“Ai që ka interes ti nxisë tensionet të cilat akoma janë të freskëta, akoma nuk po mundemi ti shërojmë, mund që nëpërmjet këtyre të rinjëve, në fakt ti motivojë që të ofendojnë tjetrin duke e ditur se ai që ofendon nuk do të sanksionohet gjegjësisht do të jetë i mbrojtur dhe ai do të marrë fuqi. Neve nuk kemi huliganë, ata janë grupacione të cilët janë të motivuar nga arsye të ndryshme dhe në fund porosia e këtyre grupacioneve është e zëshme, pa marrë parasysh se vijnë nga njëri ose grupi tjetër”, u shpreh Ivan Anastasovski, anëtari i FFM-së.
Pjesmarrësit gjatë emisionit ‘Rruga Drejt’ në Alsat thanë se është koha e fundit autoritetet dhe gjithe faktorët tjerë relevant të marrin masa për parandalimin e akteve të këtilla në fushat sportive pasi ato reflektohen negativisht jo vetëm ndaj marrëdhënieve ndërentike por edhe ndaj sigurisë së përgjighthshme në vend. /alsat/                    




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

7 + 3 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve