Thënia e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq, se „nëse duhet të zgjedhë BE-në apo Kosovën Serbia, do ta zgjedhë Kosovën “, nuk i ka shqetësuar shumë diplomatët e BE-së në Bruksel, shkruan sot “Koha Ditore”. Ata tashmë janë mësuar me deklaratat „e forta“ të ministrit të Serbisë dhe, së dyti, ato deklarata më shumë i bëjnë dëm vetë Serbisë, sesa Bashkimit Evropian. Një diplomat i një vendi të BE-së, duke komentuar këtë thënie të fundit, vetëm përkujtoi thënien e diplomatit amerikan, Richard Hollbrook, se „Serbia duhet ta zgjedhë BE-në e jo Kosovën. Nëse e zgjedh Kosovën, do të humbë të dyja“. “Ja, po e shihni, Kosova tash e dy vjet është e pavarur dhe e njohur nga shumica e vendeve të BE-së, ndërsa Serbia as që ka filluar procesin e integrimeve në Bashkimin Evropian, sepse aplikacioni i saj nuk është vënë ende në rend dite”, tha ky diplomat.
Politikanët e Serbisë mundohen të lënë përshtypjen se Serbia, përfshirë edhe „Kosovën si pjesë të tyre“, do të marrë së shpejti statusin e kandidatit dhe do të avancojë drejt integrimeve në BE.
„Ne shpresojmë t’i japim Serbisë statusin e kandidatit. Por mashtrohen nëse mendojnë se do të tolerojmë që në dokumentacione zyrtare, të cilat duhet t’i paraqesin në procesin negociator, ta përfshijnë Kosovën si pjesë të Serbisë“, thotë një zyrtar i një vendi të BE-së për “Kohën Ditore”. Ai e shpjegon këtë me një shembull të thjeshtë: „Nëse kemi kaq probleme në mënyrën se si ta trajtojmë Kosovën në rrethanat kur 5 shtete nuk e kanë njohur, atëherë probleme edhe më të mëdha do të kemi me Serbinë, sepse 22 shtete të BE-së nuk e trajtojnë më Kosovën si pjesë të Serbisë, por si shtetet të pavarur“. „Serbia duhet ta ketë të qartë se negociatat zhvillohen me vendet anëtare të Bashkimit Evropian e jo me Komisionin Evropian. E në mesin e vendeve anëtare të BE-së shumica janë që e kanë njohur Kosovën“, thotë ky zyrtar.
Sa më shumë të afrohet Serbia në procesin eventual negociator, aq më afër do të vijë momenti i së vërtetës, kur Serbia duhet të pranojë se Kosova është një territor tjetër dhe ka rrugën e vet të integrimit në BE. Thjesht, vendet e BE-së nuk do të lejojnë të kenë probleme të ngjashme në të ardhmen, siç kanë sot me Qipron“, thonë diplomatët e BE-së, duke rikujtuar edhe një herë se „fqinjësia e mirë është një parakusht formal, i cili del si obligim edhe nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit“. Ata thonë se duhet pritur një „dialog“ mes Serbisë dhe Kosovës në të ardhmen, por jo negociata të reja për statusin e Kosovës. Madje as shtetet të cilat e përkrahin Serbinë, si Spanja, nuk flasin për „negociatat për status“, por më shumë për dialog mes Serbisë e Kosovës (më gjerësisht në numrin e sotshëm të “Kohës Ditore”).
Dr. Mustafa Bajrami
Mr. Ajni Sinani
Mexhid Yvejsi
Mr. Bashkim Aliu
Mr. Muhidin Ahmeti
Mr. Ajni Sinani
Reklama 228 x 90.png)
Avni Xhemajli
Mr. Rrahman Ferizi
Besiana Kurmeka
Gentian Jetishi
Hamdi Nuhiju
Adnan Abrashi
Reklama 228 x 90.png)
Serbet mendojne me gjate Sikur qe pas terheqjes se Perandorise Osmane e ripushtuan serbet Kosoven, po ashtu mendojne dikur pas coptimit EU-se prap ta ripushtone Serbia Kosoven.