Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Maqedoni

artikuj
 

Parlamenti nuk votoi shkarkimin e Jankullovskės

Propozimi pėr interpelancėn ka pasur 56 vota kundėr dhe vetėm 33 vota nga opozita, e cila ishte parashtruese e kėtij propozimi.

E marte 14 Shkurt 2012 11:33

 

Ky ishte interpelanca e tretë e pasuksesshme e ngritur për shkarkimin e ministres së brendshme, Jankullovska, gjatë dy viteve të kaluara.

Arsyet e ngritjes së interpelancës ishin se kërkohej përgjegjësi për zbardhjen e vrasjes së të riut maqedonas Martin Neshovski në natën e festimeve të fitores së zgjedhjeve nga VMRO-DPMNE në sheshin e Shkupit, rasti "Fushata" që pasoi me arrestimin e ish-ministrit të brendshëm dhe liderit të partisë Të Bashkuar për Maqedoninë, Lube Boshkovski, qërimi i hesapeve politike me politikanin Fijat Canovski, incidentet në Kala, etj.

Deputetët e opozitës, kryesisht nga partitë maqedonase kanë kërkuar me ngulm që ministrja Jankullovska të tërhiqet nga detyra. "Ministrja e Brendshme më herët duhej të braktisë këtë detyrë, për shkak të mbrojtjes selektive të kriminalitetit dhe për shkak të moszgjidhjes së grabitjeve, rrëmbimeve dhe rrahjeve serike", theksoi deputeti i LSDM-së, Goran Minçev.

Ministrja Jankullovska hodhi poshtë akuzat e opozitës, duke nënvizuar se ato janë përplot të pavërteta dhe pohime joserioze. "Kjo interpelancë ka për qëllim që të fsheh mungesën e idesë së politikanëve të tranzicionit të errët", theksoi ministrja Jankullovska. (INA)




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 2 = ?


Komentet

Nuk ka komente per kete artikull
REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve