Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Sport

artikuj
 

Paulo Koeljo e quajti Toni Blerin kriminel

Shkrimtari brazilian, Paollo Koeljo, deklaroi se nuk dėshiron qė ish-kryeministri britanik, Toni Bler, tė marrė pjesė nė planifikimin e Lojėrave Olimpike nė Rio De Zhanajro nė vitin 2016.

E shtune 6 Shkurt 2010 23:10

Siç lajmëroi Radio Deutsche Welle, Koeljo përmes rrjetit shoqëror të internetit Tviter ka dërguar porosi në të cilat e ka përshkruar Blerin si “kriminel lufte”, për shkak të pjesëmarrjes së tij në luftën e Irakut. Ai ka theksuar se brazilianët duhet t`i planifikojnë vetë lojërat.

Guvernatori i shtetit, Serxho Kabrall, tha se Koeljo është shkrimtar i mirë, por ka shtuar se Rio mund t`i shfrytëzojë aftësitë organizative të një lideri politik, i cili ia ka dalë që Lojërat Verore Olimpike në vitin 2012 të mbahen në Londër. Koeljo ishte anëtar i delegacionit brazilian i cili ia doli të fitojë mbajtjen e Lojërave Olimpike Verore në vitin 2016 në Rio De Zhanajro. Zëdhënësi i Blerit sot bëri të ditur se ish-lideri britanik është takuar me përfaqësuesit brazilian, por ende nuk është nënshkruar kurrfarë marrëveshje. Ai nuk komenton deklaratat e Koeljos. /makfaks/




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

5 + 8 = ?



Për të dërguar koment së pari duhet të Kyçeni ose të Regjistroheni në mesazhi.com

Arkivi i lajmeve