Image 01 Image 02 Image 03 Image 03

Kosovė

artikuj
 

PD e shqetėsuar rreth pėrdorimit tė drogės nė Kosovė


E shtune 6 Mars 2010 12:56

 

Në konferencë e rregullt për media të Partisë së Drejtësisë, nënkryetari Jeton Svirca deklaroi se PD është mjaft e shqetësuar nga faktet e dhëna në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili pasqyron Kosovën si vend me rritje të tregut të drogës, respektivisht të përdorimit të saj.

“Është shqetësues fakti që sipas raportit të UNICEF-it i rreth 20 mijë persona janë përdorues të drogës që kryesisht përdorin heroinë, ndonëse përdorimi i kokainës po shënon rritje, dhe ende më shqetësuese janë të dhënat se kjo sasi e drogës përdoret nga adoleshentët dhe studentët. Nga raportet e policisë mund të sihet se kemi hyrje të madhe të substancave narkotike në vend por të dhëna për dalje nuk ka. Pra, ajo drogë në masë të konsiderueshme shitet dhe konsumohet brenda territorit të Kosovës”, deklaroi nënkryetari Svirca.

Partia e Drejtësisë mirëpret veprimet e Policisë së Kosovës e cila po vazhdon të bëjë përpjekje për të luftuar tregun e drogave dhe njëkohësisht ajo ka nevojë për angazhim dhe mbështetje shumë më të madhe.

PD konsideron se për parandalimin e dukurive negative, nuk duhet pasur vetëm ligje dhe mjete por duhet pasur edhe vullnet politik dhe moral.

Në fund të konferencës, Partia e Drejtësisë shpalosi edhe disa masa që duhet të merren në këtë drejtim:

• Kërkojmë nga instuticionet e Kosovës që sa më parë të funksionalizohet në tërësi Agjensioni i Inteligjencës së Kosovës, roli i të cilit është i pakontestuar në këto raste.

• Kërkojmë publikisht nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Inteligjencë dhe Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri që në Kuvend të Kosovës të ngritin këtë çështje; të diskutohet për këto dukuri dhe konform ligjeve të merren veprime më serioze për parandalimin dhe tejkalimin e kësaj situate të paqëndrueshme.

• Funksionalizim të plotë dhe aktivizim të komisionit për narkotikë që është i paraparë me Ligjin PËR BARNAT NARKOTIKE, SUBSTANCAT PSIKOTROPE DHE PREKURSORË.

• Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës të ndajë fonde shtesë për luftimin e grupeve të trafikut të drogës dhe të celulave shpërndarëse.

• Bashkëpunim dhe koordinim në nivel të kënaqshëm në mes të Policisë, Doganës, Prokurorisë dhe Gjykatave me qëllim të ndjekjes dhe ndëshkimit të keqpërdoruesve të drogave dhe prekursorëve.

• Kërkojmë nga organet shtetërore të Kosovës që ti shtojnë edhe më shumë bashkëpunimet rajonale dhe ndërkombëtare për luftimin e këtyre veprimeve.

 




Pyetja me poshte eshte per te evituar spam emailat te gjeneruara nga robotet.

3 + 1 = ?


Komentet

Ky artikull eshte komentuar 5 here
  • Buli E shtune 6 Mars 2010 16:17

    Urime dhe suksese shume!

    Reply

  • dani u E shtune 6 Mars 2010 18:57

    urime urime se qeta sekem pas na kosove kem pas met keq edhe kta tash ekena kem muknaq valla mos vet per rinin ton tash valla inshalla sjan te verteta krejt .

    Reply

  • Irfan E shtune 6 Mars 2010 22:49

    Selam alejkum All-llahu ju ndihmofte se po thuj se jeni te vetmit qe kujdesin per kete shoqeri,deri sa te tjeret flasin sa per sy e faqe e per nderkombetaret Keta jane te sinqerte.Vetem sukses selam alejkum

    Reply

  • aktivizonu E diel 7 Mars 2010 11:00

    Pershendetje per PDkam nje keshille per udheheqesin e pd,mos te mbesim vetem duke dhan kritika,por si Parti te bejem diqka tani per tani,te organizoni konferenca me studentat e nxanesit,qe ata te vetedijesohen me shum...te largohen nga kurreshtja e perdorimit te droges.pllakatat,broshurat, statistikat etj..te shperndahen ne gjdo shkolle...te punojm me shume....mos te presim qe tjeret vin me na ndryshu gjendjen tone.PRESIM PUNEEE...

    Reply

  • hoxha E diel 7 Mars 2010 12:03

    selamu alejkum: pd-ja nese duhet me u shqetesu per diqka eshte per tu shqetesuar se njerezit jan duke vdekur ne idhujtari e kufer,po kjo eshte shenja se vet nuk dijn dhe deri sa nuk dijn ateher nuk dijn me i rendit gjerat sipas rendesive te tyre. shum me vjen keq se pse hoxhallaret leshun rrugen e tyre te mesim besimit me popull e tash shesin mend -per shqetesimet e tyre fallso. Mulla Emin Behrami prof ne medresen Alauddin ka then : se kam ditur se medreseja nxjerr me shum polic se sa hoxhallar, ndersa une them: kurr sme ka shkuar mendja qe medreseja nxjerr gjithqka e shum pak hoxhallar qe me te vertet e dijn qe jan Halife te ALlahut ne toke dhe e dergojn emanetin e Allahut ne vend.

    Reply

REGULLAT E KOmentIMIT
  1. Komenti te kete lidhje me temen.
  2. Ndalohet perdorimi i fjalorit ofendues.
  3. Redaksia e portalit mesazhi.com mbane te drejten e fshirjes se komenteve te papershtatshme.
karaktere te mbetura.

Arkivi i lajmeve